Kompanitë

Kompanitë2021-03-29T08:34:26+00:00

Marrëveshjet hidrokarbure të lidhura nga shoqëria “Albpetrol” sh.a

Në vendburimet Patos-Marinëz, Kuçovë, Ballsh-Hekal, Delvinë, Visokë, Pekisht-Murriz dhe vendburimin Finiq-Krane kryhen operacione hidrokarbure nga persona juridik (vendas ose të huaj) në bazë të Marrëveshjeve Hidrokarbure të lidhura me shoqërinë “Albpetrol” sh.a, si më poshtë:

 

Vendburimet Kontraktori/Operatori Marrëveshjet Hidrokarbure
Patos-Marinez Bankers Petroleum Albania Ltd nëpërmjet Degës së saj në Shqipëri Marrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Patos-Marinzë” datë 19.06.2004, miratuar nga Këshilli i Ministrave, me VendiminNr. 477, datë 16.07.2004, ndryshuar me Marrëveshjen datë 8.12.2008 (miratuar nga Këshilli i Ministrave, me Vendimin Nr. 251, datë 12.03.2009) dhe ndryshuar me Marrëveshjen e dytë Ndryshuese datë 02.09.2014 (miratuar nga Këshilli i Ministrave, me Vendimin Nr. 726, datë 02.11.2014).
Kuçovë Sherwood International” Ltd nëpërmjet Degës së saj në Shqipëri Marrëveshja Hidrokarbure për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Kuçovës”, datë 04.09.2007, miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 686, datë 19.10.2007, ndryshuar me Vendimin nr.948, datë 17.11.2010.
Ballsh-Hekal “Anio Oil & Gas” sh.a Marrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Ballsh-Hekal” datë19.07.2007, miratuar nga Këshilli i Ministrave, me vendimin Nr. 509, datë 08.08.2007.
Delvinë Delvina Gas Company Ltd. nëpërmjet Degës së saj në Shqipëri Marrëveshje Hidrokarbure “Për prodhimin, zhvillimin dhe kërkimin e hidrokarbureve në vendburimin Delvinë”, datë 19.07.2007, miratuar nga Këshilli i Ministrave me Vendimin Nr. 509, datë 08.08.2007.
Visokë “Terraoil Swiss” sh.a Marrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Visokë”, 13.12.2008, miratuar nga Këshilli i Ministrave, me vendimin Nr. 90, datë 27.01.2009
Pekisht-Murriz “Fin Pek Petroleum” sh.a. Marrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Pekisht-Murrizit”, miratuar nga Këshilli i Ministrave, me vendimin Nr. 699, datë 16.08.2013
Finiq-Krane “Fin Pek Petroleum” sh.a. Marrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Finiq-Kranesë miratuar nga Këshilli i Ministrave, me vendimin Nr.699, datë 16.08.2013