Puset e naftës
Në Shqipëri janë shpuar gjithësej rreth 6799 puse, nga të cilët 400 puse kërkimi, me metrazh të përgjithshëm mbi 7 .000. 000 m linear, prej të cilave 2,118,516 ml për puse kërkimi dhe 4,881,484 ml për puse shpim – shfrytëzimi. Vendburimet e naftës dhe gazit, kanë një shtrirje në rrethet Sarandë, Vlorë, Mallakastër, Fier, Lushnje dhe Kuçovë.
Të përmbledhura sipas llojit të shkëmbinjve ku gjendet nafta, rezervat gjeologjike të vlerësuara të sigurta janë:
Në depozitimet ranore | 338.696.109 ton |
Në depozitimet gëlqerore | 98.949.034 ton |
Shuma gjithësej: | 437.645.143 ton |
Rezerva te nxjerreshme jane rreth | 81.025.885 ton |
Deri më 01.01.2021 sipas llojit të shkëmbinjve janë nxjerrë gjithësej: | ||
– Prodhim nafte në depozitimet ranore | 35123790.22 ton | |
– Prodhim nafte në depozitimet gëlqerore | 28912315.918 ton | |
Shuma gjithësej: | 64036106.138 ton | |
Mbeten per tu nxjerre dhe rreth | 18360076.5 ton |
Nafta që prodhohet në Shqipëri në përgjithësi është e rëndë dhe viskoze, me përmbajtje të lartë të bitumeve. Pesha specifike varion nga 8 – 38 0 API ose 0.95 – 1.0 gr/cm3.
Thellësia e puseve varion 400 – 3500 m. Debiti mesatar ditor i naftës peë pus është 0,13 – 5.0 ton naftë/ditë.
Puset e fondit të ndalur
Një drejtim, zë i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e efektivitetit të shoqërisë Albpetrol sh.a janë janë puset e fondit të ndalur. Këto janë jashtë fondit aktiv të puseve që janë në shfrytëzim. Puset janë ndaluar për arsye të ndryshme si dëmtime, pamundësi përpunuese, rentabilitet i ulët, luhatjet e çmimit të naftës në burse etj. Këtu nuk përfshihen puset e ndalur për mungesë bazë materialo-teknike, difekte mekanike, elektrike apo që kanë nevojë për kryerjen e punimeve të remontit nëntokësor