Programi i Transparences

/Programi i Transparences
Programi i Transparences2021-12-03T16:12:03+00:00


Programi i Transparencës

Hyrje

Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

I. HYRJE

Ky program është hartuar nga shoqëria Albpetrol sh.a në përputhje me Ligjin Nr. 119/2014, “Për të Drejtën e Informimit” dhe përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Albpetrol në kuadër të Ligjit “Për të Drejtën e Informimit”. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Albpetrol sh.a ndërton dhe rrit transparencën e punës së tij, nën garancinë e Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës Albpetrol sh.a, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.albpetrol.al, si dhe në mjediset e Pritjes me Publikun. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Albpetrol mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në Programin e Transparencës.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës i Albpetrol sh.a janë:

  1. 1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshëm nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. 2. Informacioni që lidhet me veprimtarinë e shoqërisë publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. 3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Albpetrol sh.a dhe përkatësisht: Ligji Nr.7746, datë 28.7.1993 “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)” i ndryshuar dhe Ligji Nr.9901, datë 14.4.2008 “PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE”, i ndryshuar.
  4. 4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. 5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  6. 6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet në përputhje me Nenin 5 të Ligjit 119/2014, “Për të drejtën e informimit”.
  7. 7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

– i plotë;

– i saktë;

– i përditësuar;

– i thjeshtë në konsultim;

– i kuptueshëm;

– i lehtësisht i aksesueshëm;

– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, shoqëria Albpetrol sh.a vendos në dispozicion të publikut në faqen e internetit www.albpetrol.al kategoritë e mëposhtme të informacionit: Strukturën organizative të Albpetrol sh.a; Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve, ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë; ato që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës; Të dhëna për vendndodhjen e zyrave qendrore dhe zyrës të përfaqësimit të Albpetrol sh.a, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit; Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, si dhe dokumente që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e politikave apo ushtrimin e funksioneve të Albpetrol sh.a, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë. Informacion për procedurat e prokurimit, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.