Në fushën e avarive, QEMNG është specializuar në kryerjen e punimeve në kolona rrethimi; gryka pusesh; kolektorë; rezervuarë; separatorë, etj. Stafi i kualifikuar është i aftë të ofrojë asistencë teknike në likuidim avarish në raste:
Gjithashtu kryen kontroll të pajisjeve nën presion në përputhje me kërkesat e rregullores P.N.P–ve.
QEMNG është një njësi e specializuar në mbrojtjen ndaj zjarrit për industrinë e naftës, por edhe për qytetarët. Ekipet tona kanë pajisjet e duhura dhe trajnimin përkatës për punime për shuarje zjarri në:
Në kuadër të monitorimit të mjedisit, QEMNG kryen analiza specifike për
H2 S
SO2
Oksid Azoti
H2O
PH
Përmbajtja e naftës
Fenolet
Cianuret
Arseniku
Plumbi
Zhiva
Klori
QEMNG është e specializuar edhe në shërbimin mjekësor ku ofron Shërbim Urgjence; Vizita Mjekësore dhe Analiza të ndryshme të lidhura me Industrinë e Naftës dhe Gazit. Në kuadër të shërbimeve mjekësore QEMNG ofron:
Shërbim Urgjence
Respirometër
Vizita mjekësore
Ekografi
Në fushën e analizave mjekësore QEMNG ofron:
Analiza biokimike
Analiza kimike
Analiza të fenolëve dhe karbonit në gjak me aparat fotometrie
Sektori i mjedisit në QEMNG është një nga ekipet më të specializuara në Shqipëri në fushën e eliminimit të avarive dhe rehabilitimeve mjedisore në fushën e naftës dhe gazit. Ky sektor është ngritur njëkohësisht me industrinë e naftës dhe gazit në Shqipëri dhe është specializuar në ndërhyrje të veçanta. Disa nga shërbimet në fushën e mjedisit janë:
Brigada e Investimeve ( N.O.I.)
Rehabilitime të shesheve të puseve dhe sektorëve me çakëll e rërë bituminoze.
Ndërtime rrugësh në sektorë dhe rehabilitim i atyre ekzistuese.
Rikonstruksione të zyrave dhe ambienteve të punës.
Shtrim me beton të ambienteve dhe rrethim të territorit me blloqe betoni, kangjella ose me rrjete teli.
Punime ndërtimore, mjedisore dhe teknologjike në sektorët dhe qendrat e naftës.
Ndërtim kanalizimesh të betonuara.
Prodhime e vendosje elementesh betoni.
Ndërtim tubacione për naftë e gaz të të gjitha dimensioneve.
Riparime defektesh të çdo lloji tubacioni nafte e gazi.
Ndërtim i V.M. me volume nga 10 – 1.000 m³.
Riparime të R.V.M.
Ndërtime të reja dhe rikonstruksion të grupeve të puseve dhe separatorëve.
Riparime dhe rikonstruksione në furrat e dekantimeve.
Ndërtime çatish dhe riparim të çative ekzistuese.
Hidroizolime soletash dhe lyerje me bojë të ndërtesave e tubacioneve të ndryshme.