QEMNG, shërbimet që ofrojmë
Q.E.M.N.G është një ndërmarrje e specializuar në kryerjen e shërbimeve në dy fusha kryesore Avaritë & Shëndeti; Zbatimi i Investimeve dhe Mjedisit. Me një eksperiencë dhjetëra vjeçare kjo ndërmarrje ofron shërbime të ndryshme të vlefshme për kompanitë e naftës, por edhe për pushtetin vendor. Vitet e fundit QEMNG është specializuar edhe më shumë në ndërhyrjet emergjente në raste avarish, zjarresh, aksidentesh teknologjike, katastrofash natyrore, etj. Aktiviteti i Qendrës është shtrirë gjithashtu edhe në fushën e shërbimit shëndetësor.
Sektori i Avarive & Shëndetit, kryen punime:
- Punime në gryka pusi nafte e gazi, me presione nga 0 – 300 atm.
- Punime për shpime nën presion në:
- Gryka pusi
- Tubacione
- Kolektorë
- Rezervuar nafte
- Përgatitje dhe kompletim gryka pusesh nafte, gazi dhe uji (në shërbim të komunitetit apo enteve private)
- Punime në ambiente të ndotura me naftë, gaz, etj., me aparatura shpëtimi.
- Punime saldimi në gryka pusi, rezervuarë, tubacione, kolektorë, etj.
- Punime për likuidim fontanash të hapura nafte, gazi dhe uji.
- Punime për shuarje zjarri në ambientet ku zhvillohen operacionet hidrokarbure, por edhe në banesa apo pyje dhe kullota.
- Kontroll i impianteve stacionar të shuarjes së zjarrit.
- Kontroll, riparim dhe rimbushje të mjeteve të fikjes së zjarrit.
Likuidimi i Avarive
Në fushën e avarive, QEMNG është specializuar në kryerjen e punimeve në kolona rrethimi; gryka pusesh; kolektorë; rezervuarë; separatorë, etj. Stafi i kualifikuar është i aftë të ofrojë asistencë teknike në likuidim avarish në raste:
- Në tubo pompe kompresori
- Në kolona rrethimi
- Në gryka pusi nafte e gazi
- Në kolektor nafte dhe gazi
- Në rezervuar nafte
- Në separator nafte
- Në puse shpimi nafte, gazi ose uji
- Kontroll për matje spesori
- Kontroll për matje presioni
- Kontroll e riparim i valvulave të frymëmarrjes në rezervuar (mekanike dhe hidraulike)
- Kontroll dhe riparim i kamerave të shkumës në rezervuar
Gjithashtu kryen kontroll të pajisjeve nën presion në përputhje me kërkesat e rregullores P.N.P–ve.
Mbrojtja ndaj Zjarrit
QEMNG është një njësi e specializuar në mbrojtjen ndaj zjarrit për industrinë e naftës, por edhe për qytetarët. Ekipet tona kanë pajisjet e duhura dhe trajnimin përkatës për punime për shuarje zjarri në:
- Objekte nafte si puse, grupe, dekantime, stacione pompimi, distributor nafte dhe gazi, etj.
- Punime për shuarje zjarri në banesa
- Punime për shuarje zjarri në pyje e kullota
- Kontroll dhe kolaudim i impianteve stacionar të shuarjes të zjarreve
- Kontroll, kolaudim dhe riparim i mjeteve të shuarjes të zjarrit (fikse zjarri të vogla, fikse të mëdha me shkume dhe pluhur inert)
- Rimbushje të fikseve të vogla e të mëdha me shkumë dhe pluhur inert
- Asistencë teknike në likuidim avarish, fontana dhe shuarje zjarri
- Projektim dhe ndërtim impiantesh të mbrojtjes nga zjarri gjysmë stacionar
Analizat specifike
Në kuadër të monitorimit të mjedisit, QEMNG kryen analiza specifike për
- a) Avujt hidrokarbure
- H2 S
- SO2
- Oksid azoti
- H2O
- PH
- b) Lëndë të ngurta në suspension
- Përmbajtja e naftës
- Fenolet
- Cianuret
- Arseniku
- Plumbi
- Zhiva
- Klori
Shëndeti
QEMNG është e specializuar edhe në shërbimin mjekësor ku ofron Shërbim Urgjence; Vizita Mjekësore dhe Analiza të ndryshme të lidhura me Industrinë e Naftës dhe Gazit. Në kuadër të shërbimeve mjekësore QEMNG ofron:
- Shërbim Urgjence
- Respirometër
- Vizita mjekësore
- Ekografi
Në fushën e analizave mjekësore QEMNG ofron:
- Analiza biokimike
- Analiza kimike
- Analiza të fenolëve dhe karbonit në gjak me aparat fotometrie
Sektori i Mjedisit
Sektori i mjedisit në QEMNG është një nga ekipet më të specializuara në Shqipëri në fushën e eliminimit të avarive dhe rehabilitimeve mjedisore në fushën e naftës dhe gazit. Ky sektor është ngritur njëkohësisht me industrinë e naftës dhe gazit në Shqipëri dhe është specializuar në ndërhyrje të veçanta. Disa nga shërbimet në fushën e mjedisit janë:
- Rehabilitim mjedisor në Puse nafte e gazi; Grupe prodhimi; Dekantime; Stacione pompimi; Stacione gazi
- Rehabilitim mjedisi në territore të banuara
- Pyllëzim e gjelbërim i ambienteve të jashtme
- Riaftësim dhe sistemim të rrjeteve kullues në vendburime nafte dhe gazi
- Rehabilitim të vijës bregdetare të ndotur nga shkarkimet e mbetjeve të naftës gjatë viteve
- Rehabilitimit të rrjetit rrugor brenda vendburimeve dhe objekteve të naftës
Sektori i Zbatimit të Investimeve & Mjedisit kryen punime dhe shërbime si në vijim:
Brigada e Investimeve ( N.O.I.)
- Ndërtim tubacione për naftë e gaz të të gjitha dimensioneve.
- Riparime defektesh të çdo lloji tubacioni nafte e gazi.
- Ndërtim i V.M. me volume nga 10 – 1.000 m³.
- Riparime të R.V.M.
- Ndërtime të reja dhe rikonstruksion të grupeve të puseve dhe separatorëve.
- Riparime dhe rikonstruksione në furrat e dekantimeve.
- Ndërtime çatish dhe riparim të çative ekzistuese.
- Hidroizolime soletash dhe lyerje me bojë të ndërtesave e tubacioneve të ndryshme.
- Rehabilitime të shesheve të puseve dhe sektorëve me çakëll e rërë bituminoze.
- Ndërtime rrugësh në sektorë dhe rehabilitim i atyre ekzistuese.
- Rikonstruksione të zyrave dhe ambienteve të punës.
- Shtrim me beton të ambienteve dhe rrethim të territorit me blloqe betoni, kangjella ose me rrjete teli.
- Punime ndërtimore, mjedisore dhe teknologjike në sektorët dhe qendrat e naftës.
- Ndërtim kanalizimesh të betonuara.
- Prodhime e vendosje elementesh betoni.