Q.F.SH.E

/Q.F.SH.E
Q.F.SH.E2019-04-24T14:52:36+00:00

QFSHE, shërbimet tona

Qendra e Furnizimit dhe Shërbimit Elektrik është ndër ndërmarrjet e para të krijuara në zonën e Fierit kur nisi të zhvillohet industria e naftës në Shqipëri. Zot kjo qendër disponon rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zonë dhe u ofron shërbime kompanive të ndryshme. Ndër shërbimet që ofron kjo qendër janë:

  • Projektim-ndërtim të linjave elektrike të tensionit të mesëm 6 kV
  • Projektim-ndërtim të kabinave të transfomacionit 6/0.4 kV
  • Projektim-ndërtim të linjave elektrike të tensionit të ulët 0.4 kV
  • Shërbim 24 orë për kontrollin, konstatimin dhe eliminimin e avarive në linjat e tensionit të mesëm 6 kV; linjat e tensionit të ulët 0.4 kV, kabinat e transformacionit 6/0.4 kV
  • Remonte në Linjat TM, TU dhe kabina elektrike transformaconi shtyllore, protative, definitive (zëvendësim të pjesëve të dëmtuara, spostime, riparime të pjesëve të dëmtuara, etj)
  • Kontroll, matje dhe tokëzim të impianteve, të linjave, të kabinave dhe të çdo pajisje tjetër në tension në terren
  • Kontroll, matje, riparim pjesor të transformatorëve të fuqisë 50 – 750 kVA në ambientet e sektorit ofiçine me vendndodhje në lagjen “29 Marsi” Patos, rruga e Gropallarëve
  • Matje të izolacionit të vajit të transformatorëve, pajisjeve mbrojtëse dhe të punës

Gjithashtu, në kuadër të licencës që Albpetrol disponon, QFSHE ofron furnizim me energji elektrike të pandërprerë për të gjithë subjektet jo familjare, të cilat ndodhen pranë rrjetit tonë në zonat që përfshihen nga bashkitë Patos, Ballsh, Fier.