Q.SH.GJ

/Q.SH.GJ
Q.SH.GJ2019-04-24T14:51:56+00:00

Qendra e Shërbimit Gjeologjik, shërbimet tona

Qendra e Shërbimit Gjeologjik në Albpetrol Sh.a ofron shërbimet të specializuara në fushën e gjeologjisë në Shqipëri duke qenë qendra e vetme shtetërore e këtij lloji. Kjo qendër është e fokusuar veçanërisht në Matjen dhe interpretimin e të dhënave të gjeofizikës kanteriale; Kryerjen e punimeve të çimentimit dhe intensifikimit të puseve; Riparimin e instrumenteve të shpimit dhe pajisjeve tubolare. QSHGJ është e përbërë nga dy sektorë Sektorin e Shërbimeve Gjeofizike – Agregat dhe Sektori i Shërbimeve Mekanike.

Sektorin e shërbimeve Gjeofizike – Agregat, i përberë nga reparti Gjeofizik dhe Reparti i Agregateve, kryen shërbimet e mëposhtme:

Matje gjeofizike me metoda elektrike dhe elektronike

Perforime në puset e naftës dhe të gazit

Torpedime dhe shkundje të instrumentit të shpimit dhe tubove të pompë-kompresorit të bllokuara

Rezistivimeter për defekt kolonash

Matje niveli, presioni dhe temperature në pus

Interpretime dhe ri interpretime të prerjes të puseve

Përcaktimin e shtresave produktive si edhe jep mendimin për kalimin në objekte të tjera produktive në pus

Çimentime në puset e naftës e të gazit për çdo kategori të kolonave të ulura në to

Tamponime me presion, tapa çimentoje, çarje hidraulike, përpunimet kimike, larje, presim tubacionesh me presion deri në 1000 Atm, ngarkim shkarkim fluidesh për nevoja komunale, etj

Transport të fluideve të ndryshme si ujë, solucion argjile, naftë, solar, etj

Kryen analiza të çimentos në kushtet e shtresës në thellësi, presion dhe temperaturë

Sektori i Shërbimeve Mekanike është i specializuar për riparimin e elementeve përbërës të kolonës së shpimit (tubo shpimi, tubo rënduese, tubo kuadrate) dhe prodhimin e pjesëve lidhëse (reduksione) për to. Gjithashtu ky sektor është i aftë të kryejë riparimin e të gjitha llojeve të tubove pompë-kompresori, të kolonave të rrethimit si dhe presimet e tyre. Sektori i Shërbimeve Mekanike kryen të gjitha llojet e shërbimeve mekanike tubolare dhe pajisjeve të grykave të puseve të sistemit të naftës.

Nën administrimin e qendrës të Shërbimit Gjeologjik ndodhen:

  • Agregate për çimentim pusesh, tamponim, përpunim shtrese etj.
  • Shtate mjete në gjendje normale pune me specialistë të kualifikuar.
  • Dy autobote për transport fluidi me kapacitet 5m dhe 10m.
  • Auto kompresor për punime intensifikuese në puse, ulje niveli etj, cili realizon presion 80 atm.
  • Arganello, laborator dhe aparatura te ndryshme, të cilat shërbejnë për kryerjen e matjeve elektrometrike, të perforimeve të shtresës, të matjeve të nivelit të çimentos etj.