POLITIKA E PRIVATËSISË

SHOQËRIA “ALBPETROL” SH.A.

POLITIKA E PRIVATËSISË

NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

Ky njoftim përmban informacion për:

  • Si i përdorim ne informacionet tuaja;
  • Personat që paraqesin një ankesë pranë “Albpetrol” Sh.A;
  • Personat të cilët përdorin shërbimet e “Albpetrol” Sh.A;
  • Vizitorët në faqen e internetit të “Albpetrol” Sh.A;
  • Aplikantët për punë, të punësuarit aktual dhe ish punonjësit e “Albpetrol” Sh.A;
  • Aksesi në të dhënat personale;
  • Përhapja e të dhënave personale;
  • Lidhjet me faqet e tjera;
  • Ndryshimet në këtë njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale;
  • Ankesa apo pyetje;
  • Si të na kontaktoni;
  • Politika e sigurisë së informacionit.

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë së të dhënave personale ju tregon se çfarë duhet të prisni kur shoqëria “Albpetrol” Sh.A (në vijim “Albpetrol” Sh.A), të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Individët, të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence etj.
  • Vizitorët në faqen e “Albpetrol” Sh.A.
  • Kandidatët për punësim, punonjësit aktualë si dhe ish-punonjësit.

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË “ALBPETROL” SH.A

Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit, si dhe me rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale të “Albpetrol” Sh.A, akt ky i miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për procesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne përpilojmë dhe publikojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i ankesave që marrim, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur”.

“Albpetrol” Sh.A në asnjë rast nuk bën një identifikim të tillë përpara se ai të jetë bërë publik.

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E “ALBPETROL” SH.A

“Albpetrol” Sh.A ofron shërbime të ndryshme për publikun. Për shembull, dërgon për t`u botuar në shtypin e shkruar artikuj të ndryshëm, si detyrim ligjor. Në këtë rast ne përdorim një palë të tretë, e cila merret me botimin përkatës, duke u lejuar që të përdorë vetëm informacionin e dhënë nga ne për botim.

Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me të.

Kur personat regjistrohen për të marrë shërbime nga “Albpetrol” Sh.A, ata mund të revokojnë regjistrimin e tyre në çdo kohë dhe për të arritur këtë, i ofrohet një mënyrë mjaft e lehtë.

VIZITORËT NË FAQEN E INTERNETIT TË “ALBPETROL” SH.A

“Albpetrol” Sh.A disponon faqen zyrtare te institucionit www.albpetrol.al.

Më anë të faqes zyrtare, “Albpetrol” Sh.A transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë subjektit të të dhënave.

Për vizitoret e www.albpetrol.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

“Albpetrol” Sh.A nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me

ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t’ua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUALË DHE ISH PUNONJËSIT E “ALBPETROL” SH.A

Kur persona të interesuar aplikojnë për t’u punësuar pranë “Albpetrol” Sh.A, ne përdorim informacionin për procesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam t’i përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse (p.sh Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore), ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj.

Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.

Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me “Albpetrol” Sh.A, për të ne përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë “Albpetrol” Sh.A përfundon, ne mbajmë dosjen në përputhje me Koodin e Punës, ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme.

Për çdo të punësuar aktual të “Albpetrol” Sh.A, Drejtoria e Burimeve Njerëzore krijon dhe administron dosjen individuale, në përputhje me Koodin e Punës, ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme, ku të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit.

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

“Albpetrol” Sh.A përpiqet të jetë sa më i hapur për t’u dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’Ju:

  • Japim një përshkrim të tyre;
  • Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
  • Tregojmë se te cili marrës mund t’i përhapim këto të dhëna;
  • Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
  • Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Për të bërë një kërkesë pranë “Albpetrol” Sh.A, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar Drejtorisë së Komunikimit dhe Marketingut ose të na e dërgoni në adresën info@albpetrol.al.

Nëse jeni dakord, ne do të përpiqemi të merremi me kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet emailit.

Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një herë Drejtorinë tonë të Komunikimit dhe Marketingut.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Në shumë rrethana, ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë kur ne hetojmë një ankesë, për shembull, na duhet të ndajmë informacionin personal me kompaninë përkatëse dhe me organet e tjera të përfshira.

Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

  • Rrethanat kur ne mund të përhapim të dhënat personale pa marrë pëlqimin;
  • Rregulloret se si duhen mbledhur, përdorur dhe fshirë të dhënat personale;
  • Mënyrën si ne kontrollojmë se të dhënat që ne mbajmë janë të sakta dhe të përditësuara.

LIDHJET ME FAQET E TJERA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së “Albpetrol” Sh.A.

ANKESA APO PYETJE

“Albpetrol” Sh.A përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e procedurave tona.

Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e “Albpetrol” Sh.A. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e – mailit info@albpetrol.al

SI TË NA KONTAKTONI

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e- mail në adresën info@albpetrol.al

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

“Albpetrol” Sh.A është i angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e tij.

“Albpetrol” Sh.A përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe procedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. “Albpetrol” Sh.A merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.

Stafi i “Albpetrol” Sh.A i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. “Albpetrol” Sh.A i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. “Albpetrol” Sh.A vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. “Albpetrol” Sh.A monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë.

POLITIKA E PRIVATËSISË – ALBPETROL SH.A

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol