Shërbimet Tona

section-38188d7

Albpetrol sh.a është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri e themeluar në vitin 1999, e cila ka trashëguar të gjithë infrastrukturën e industrisë së naftës në vend. Njëkohësisht me këtë infrastrukturë, Albpetrol sh.a ka trashëguar eksperiencën dhe njohuritë e qindra inxhinierëve dhe specialistëve, të cilët për dhjetëra vjet vendosën bazat e industrisë së naftës në Shqipëri.

Sot ndërmarrjet e Albpetrol sh.a vazhdojnë të zhvillojnë aktivitet prodhues të naftës dhe të gazit, ndërsa qendrat e shërbimeve ofrojnë infrastrukturën mbështetëse për zhvillimin e operacioneve hidrokarbure në Shqipëri e jo vetëm. Stafi i specializuar i qendrave të shërbimeve të Albpetrol sh.a është i aftë dhe i kualifikuar për Remonte nga më të vështirat në industrinë e naftës; Prodhimin e detaleve dhe pajisjeve të veçanta; Remontet elektrike; Avari që lidhen me mjedisin; Shërbime Gjeofizike; Transport, etj.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol