Uzina Mekanike Kuçovë

/Uzina Mekanike Kuçovë
Uzina Mekanike Kuçovë2019-12-23T09:30:14+00:00

Qendra Mekanike e Naftës Kuçovë (ish-Uzina Mekanike)

Qendra Mekanike e Naftës Kuçovë (ish-Uzina Mekanike) është krijuar në vitin 1936, e ndërtuar nga kompanitë italiane të naftës, të cilat shfrytëzonin vendburimin e naftës dhe është një nga ndërmarrjet më jetëgjatë në Shqipëri. Pas Luftës së Dytë Botërore, uzina u zhvillua edhe më shumë duke përfshirë brenda saj kuadro nga më të mirët e mekanikës shqiptare të kohës, që punuan për të shtuar gamën e prodhimeve e shërbimeve. Brenda një kohe të shkurtër kjo uzinë u kthye në një bazë të rëndësishme për industrinë e naftës në Shqipëri.

Sot, vazhdon të zhvillojë aktivitet prodhues si qendra më profesionale, me profil të qartë mekanik, në mbështetje të operacioneve hidrokarbure në Shqipëri e jo vetëm.

E veçanta e saj është se mund të prodhojë detale sipas porosisë (custom made).

Struktura organizative:

Përbëhet nga 98 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të ndryshëm. Kryesisht:

 

  • Inxhinier mekanik
  • Inxhinier elektrik
  • Inxhinier materialesh
  • Inxhinier kimie
  • Tornitorë dhe Mekanikë të të gjitha profesioneve
  • Shkrirës e derdhës metali
  • Elektricist etj.

 

Prodhimet dhe shërbimet që ofrojmë

QMN Kuçovë është me cikël të mbyllur ku gjithçka përgatitet në vetë repartet e ndryshme të uzinës, prodhime që mund ti kryejnë vetëm pak kompani në Shqipëri. Prodhimi fillon me përgatitjen e gjysmë fabrikateve, përpunimin mekanik dhe trajtimet termiko-kimike dhe përfundon me montime makineri-pajisje.

Tashmë, edhe pse e profilizuar dhe specializuar për makineritë dhe pajisjet e Industrisë së Naftës, në shërbim të kompanisë Albpetrol sh.a, QMN Kuçovë është e hapur për palët e treta, e aftë për të shërbyer me çmimet më konkurruese në treg për prodhimin e riparimin e çfarëdo lloj detali, të bërë me porosi, për industrinë e inerteve, makinerive e pajisjeve bujqësore, të sektorit  të ndërtimit si dhe çdo biznesi tjetër juridik e fizik.

 

Çfarë jemi në gjendje të bëjmë:

QMN Kuçovë punon me një nomenklaturë të miratuar, e cila është përqendruar në:

  • Prodhime pajisjesh dhe pjesë këmbimi,
  • Remonte të makineri-pajisjeve,
  • Shërbimet për industrinë  e naftës

Nomenklatura e prodhimeve dhe shërbimeve është shumë e gjerë e konkretisht :

  1. Prodhime :
  • Të pompave të thellësisë të nxjerrjes së naftës, me dimensione Ø2”; Ø2 ½”; Ø3”
  • Të rezervuarëve metalik me kapacitet nga 3 ÷ 36m3.
  • Të gomuara dhe gomë-metal si: guarnicione, premistopa, bokulla gome etj.
  • Të rrotave të dhëmbëzuara, të drejta e konike.
  • Derdhje të gjithë detaleve  dhe çfarëdolloj forme dhe përmase prej gize, çeliku, metale me ngjyra, të markave të ndryshme.
  • Punime mekanike dhe konstruksione të madhësive të ndryshme deri në 2000mm në të gjitha makineritë metalprerëse si dhe trajtime kimike e termike të tyre.
  • Prodhim konstruksionesh metalike si kulla, zlita, bazamente, të formave e madhësive të ndryshme.
  • Pjesë këmbimi për :
    • Pompa thellësie,
    • Pompa transporti nafte,
    • Pompa centrifugale,
    • Pajisjet e industrisë së inerteve, të bujqësisë dhe të minierave.
    • Pajisje të remontit nëntokësor të puseve, ku përfshihen :
      • Pakerat, pjesët e gomuara të tyre, elevatorë & kyçe & peshkatore purtekash e tubosh, peco tubosh, manikota, reducione etj.
  1. Remont kapital të:
  • Pompave centrifugale nga 1÷9 shkallë për ujësjellësit dhe bujqësinë.
  • Pajisjeve dhe motorëve elektrikë me fuqi 2÷220kwA .
  • Transformatorëve me fuqi 50KvA÷750KvA .
  • Motorëve të traktorëve me zinxhirë të fuqive ST-80 ÷ 100 dhe DT-75÷100.
  • Saraçineskave, ventilave dhe preventorëve.
  • Makineri e pajisje të industrisë së prodhimit të inerteve dhe pajisje të industrisë minierave.
  • Makineri-pajisjeve të industrisë naftës ku përfshihen :
    • Lëkundësa 3, 5, 9 Ton ( reduktorë, kulla, zlita, pistona, parango, arganello) etj.
    • Pompa transporti nafte të të gjitha tipave.
    • Pajisje të remontit sipërfaqësor dhe nëntokësor.
  1. Shërbime :
  • Të pajisjeve sipërfaqësore dhe nëntokësore .
  • Të pajisjeve elektrike, paneleve dhe motorëve me djegie të brendshme.

 

Struktura :

Struktura e QMN Kuçovë (ish-Uzina Mekanike) përbëhet nga dy sektorë të rëndësishëm:

Sektori i parë, që përbëhet nga :

  • Reparti i Fonderisë

Realizon formimin e formave me dhe të njomë dhe me zemra, për derdhjet e gizës, çelikut dhe metaleve me ngjyrë, të markave të ndryshme. Pasi kryhet procesi i pastrimit të dherave formues në pajisje speciale, detalet e formuara kalojnë në përpunim mekanik me heqje ashkle.

  • Reparti Mekanik

Detalet e përgatitura në fonderi, sharrë, kovaçanë i nënshtrohen proceseve teknologjike në të gjithë parkun e makinerive metalprerëse për punimin me heqje ashkle

Reparti Mekanik , që përbëhet nga :

  • N/reparti Sharrë-Kovaçanë, në sharrat shirit priten prokate në diametra deri Ø 300mm dhe në gjatësi të ndryshme, ndërsa në kovaçanë detaleve u bëhet punim plastik për të realizuar format e përafërta të detaleve.
  • N/reparti i trajtimeve termike, nw tw cilin njw pjesw e detaleve gjysmw fabrikat  i  nënshtrohen proceseve të trajtimeve termike (çimentim, temperim, përmirësim strukture) në furrat elektrike
  • N/reparti i trajtimit galvanik, nw tw cilin njw pjesw e detaleve gjysmw fabrikat i   nënshtrohen proceseve fiziko-kimike (kromime, oksidime etj) në vaska me proces anodimi.
  • N/reparti i Gomës që prodhon detale prej gome dhe gome metal, me format nga më të vështira.

 

Sektori i dytë, që përbëhet nga :

 

  • Reparti i makinerive të rënda

Detalet e prodhuara në repartin mekanik shërbejnë për montimin e makineri- pajisjeve; një pjesë për realizimin e remonteve të tyre dhe pjesa tjetër për pjesë këmbimi.

  • Reparti Elektrik

Kryhen shërbime të paneleve elektrike të makinerive dhe pajisjeve si dhe remonte kapitale të pajisjeve elektrike dhe kryesisht të motorëve elektrik me fuqi si dhe të transformatorëve

 Përgatitja e specialistëve të së ardhmes:

 QMN Kuçovë si uzina e vetme në prodhim, vëmendje i kushton edhe  përgatitjes së specialistëve të rinj, pasi  talentet nuk duhen kërkuar vetëm në mrekullitë e trurit por edhe në mrekullitë e duarve.

Nxënës të shkollave të mesme profesionale të vendit realizojnë praktikat mësimore e prodhuese  duke mwsuar nga specialistet tanw një shumë llojshmëri profesionesh pwr njw tw ardhme mw tw sigurt.

Makineri e pajisje

QMN Kuçovë (ish-Uzina Mekanike) është ndër të vetmet uzina ku të gjitha repartet janë të kompletuar. Makineri e pajisje në përdorim janë:

  • Furra induktive, me kapacitet 500÷800 kg për shkrirje çelik, gizë e metale me ngjyra.
  • Sharra me shirit për prerje prokatesh, me diametër Ø10÷300 mm të markave të ndryshme.
  • Torno universale, me kapacitet punues me diametër ÷Ø800 mm dhe gjatësi ÷3000 mm.
  • Torno vertikale, me kapacitet punues me diametër Ø2000 mm dhe lartësi H=800 mm.
  • Bareno universale, me bango pune ÷1200 mm dhe gjatësi punuese L=2000 mm.
  • Bareno koordinative optike, me kapacitet punues në diametër ÷Ø400 mm dhe lartësi H=500 mm.
  • Freza universale, horizontale me bango pune ÷1200 mm.
  • Freza modulare për çarje dhëmbësh të drejtë dhe konikë deri në modul, m=8.
  • Retifika universale me kapacitet punues në diametër ÷Ø400 mm dhe gjatësi L=1800 mm.
  • Retifika të sheshta magnetike me bango pune B=250 mm dhe gjatësi L=1000 mm.
  • Trapan universal dhe radial.
  • Presa hidraulike me tonazh ÷250 ton dhe diametër punues ÷Ø2000 mm.
  • Çekan pneumatik me forcë goditëse ÷1 ton.
  • Lustruese (honinguese) me diametër ÷Ø200 mm.
  • Retifikë filetosh.
  • Stokatriçe me korsë L=500 mm dhe bango Ø600 mm.
  • Limatriçe me korsë L=600 mm