I pozicionuar strategjikisht në qendër të Shqipërisë, Albpetrol sh.a ndodhet shumë pranë dy porteve kryesore të vendit, Durrësit dhe Vlorës; si dhe dy porteve industrialë, të cilët janë ndëruar posaçërisht për produktet e naftës dhe gazit natyror.
Porti i Durrësit – 85 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a
Porti më i madh dhe më i rëndësishëm në Shqipëri
Porta për në Korridorin VIII
Mbulon 81.8% të transportit detar të vendit
Ka kapacitet për të procesuar 4 milionë tonë mallra për vit.
Porti i Vlorës – 45 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a:
Porti i dytë më i madh në Shqipëri
Porti përdoret kryesisht për transport udhëtarësh
Porti Porto Romano – 90 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a:
Infrastruktura e tij lejon depozitimin dhe shitjen e naftës, gazi natyror dhe nënproduktet e tyre
Porti Petrolifera – 40 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a
Terminal i ndërtuar posaçërisht për tregtimin e naftës bruto, gazit dhe nënprodukteve të tyre në gjirin e Vlorës
Dalje direkte në detin Mesdhe; Garanton akses në Korridorin VIII
I pozicionuar pranë rafinerive Greke dhe Italiane