Pozicionimi Rajonal

section-2d2d537
Shqipëria është e pozicionuar në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit në Europën Juglindore. Sipas Administratës Amerikane të Informacionit mbi Energjinë, rajoni i Ballkanit ka një sasi shumë të madhe rezervash nafte. Sasia më e madhe e naftës ndodhet në Shqipëri dhe pas saj renditen Serbia dhe Kroacia. Vendburimi i Patos Marinzës konsiderohet si zona më e madhe naftëmbajtëe në Europën Kontinentale.

I pozicionuar strategjikisht në qendër të Shqipërisë, Albpetrol sh.a ndodhet shumë pranë dy porteve kryesore të vendit, Durrësit dhe Vlorës; si dhe dy porteve industrialë, të cilët janë ndëruar posaçërisht për produktet e naftës dhe gazit natyror.

section-38188d7

Porti i Durrësit – 85 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a

  • Porti më i madh dhe më i rëndësishëm në Shqipëri

  • Porta për në Korridorin VIII

  • Mbulon 81.8% të transportit detar të vendit

  • Ka kapacitet për të procesuar 4 milionë tonë mallra për vit.

Porti i Vlorës – 45 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a:

  • Porti i dytë më i madh në Shqipëri

  • Porti përdoret kryesisht për transport udhëtarësh

Porti Porto Romano – 90 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a:

  • Infrastruktura e tij lejon depozitimin dhe shitjen e naftës, gazi natyror dhe nënproduktet e tyre

Porti Petrolifera – 40 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a

  • Terminal i ndërtuar posaçërisht për tregtimin e naftës bruto, gazit dhe nënprodukteve të tyre në gjirin e Vlorës

  • Dalje direkte në detin Mesdhe; Garanton akses në Korridorin VIII

  • I pozicionuar pranë rafinerive Greke dhe Italiane

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol