Vendburimet e naftes

organetdrejtuese
Shoqëria “Albpetrol” SH.A sot zhvillon aktivitetin e nxjerrjes së naftës në vendburimet Kuçovë, pjesën Jugore të vendburimit Patos-Marinëz, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul Amonicë dhe Karbunarë.
section-e4fa5e3

Vendburimi Kuçovë

Kuçova është një vendburim ranor nafte, i cili është shfrytëzuar me puse vertikale relativisht të cekët (jo më shumë se 1,000 m të thellë afërsisht), të cilët, duke patur energji të ulët të shtresës, prodhojnë me debitë shumë të ulëta (të rendit 50 – 200 litra naftë në ditë). Sot shoqëria “Albpetrol” SH.A është partnere në administrimin e vendburimit, sepse një pjesë e tij është lëshuar me koncesion nëpërmjet Marrëveshjes Hidrokarbure me kompaninë “Sherwood International Ltd”.

Pjesa nën administrimin e shoqërisë “Albpetrol” SH.A numëron gjithsej 1.613 puse në inventar, ndër të cilët 100 janë puse të fondit të ndalur. Duke qenë ngushtësisht të lidhur me mbarëvajtjen e operacioneve hidrokarbure, numri i puseve aktiv është gjithmonë subjekt i ndryshimeve. Mesatarisht shoqëria “Albpetrol” SH.A numëron rreth 950 puse në punë në këtë zonë.

Viti Prodhimi i naftës ndër vite (Ton)
2015 20 560,50
2016 21 665,40
2017 20 033,00
2018 19 599,00
2019 18 613,00
2020 11 802,60
2021 13 311,70
2022 17 405,50
2023 16 480,50
2024 10,734.00
//albpetrol.al/wp-content/uploads/2024/09/kucova.png
section-99f8773

Vendburimi Patos

Vendburimi i Patosit është ranor dhe aktualisht shoqëria “Albpetrol” SH.A administron një pjesë të vogël të vendburimit Patos – Marinzës, e cila nuk është dorëzuar ende tek shoqëria “Bankers Petroleum Albania” Ltd. Ky vendburim shfrytëzohet me puse vertikale relativisht të cekët, të cilët nuk e kalojnë zakonisht thellësinë totale prej 1,200 m.

Pjesa nën administrimin e shoqërisë “Albpetrol” SH.A numëron gjithsej 888 puse në inventar, prej të cilave 307 janë në ruajtje, pra, që nuk mund të kthehen më në prodhim. Janë rreth 22 puse të cilët mbahen si puse aktiv sot. Rreth 542 puse janë pjesë e fondit të ndalur dhe paraqesin vështirësi shumë të mëdha për t’u venë në punë.

Viti Prodhimi i naftës ndër vite (Ton)
2015 7 724,50
2016 8 674,80
2017 7 539,00
2018 6 542,00
2019 6474,5
2020 5 358,00
2021 4 036,45
2022 4 722,50
2023 3 848,00
2024 2714
//albpetrol.al/wp-content/uploads/2024/09/patos.png
section-7cd56ef

Vendburimi Cakran – Mollaj

Ky vendburim është një rezervuar gëlqeror karbonatik me presione mbi normale. Është zbuluar në vitin 1977 dhe shfrytëzohet me puse vertikale mjaft të thellë, të cilët arrijnë deri në 3,800 m thellësi totale. Gjithsej janë 63 puse në inventarin e këtij sektori, ndër të cilët 32 janë puse aktive për naftë e gaz. Pjesa tjetër e puseve kërkojnë remonte dhe investime serioze për t’u kthyer në pune. Nafta e këtij vendburimi krahasuar me atë të vendburimeve të tjera në Shqipëri klasifikohet si e lehtë me një peshë specifike prej rreth 0.9 gr/cm3.

Viti Prodhimi i naftës ndër vite (Ton)
2017 12001,0
2018 14 415,50
2019 11 927,00
2020 4 940,20
2021 8 296,51
2022 12 173,00
2023 12 085,00
2024 9,424.00
//albpetrol.al/wp-content/uploads/2024/09/cakran-mol.png
section-bf6eed4

Vendburimi Gorisht – Kocul

Gorisht – Koculi është një vendburim nafte karbonatik i përbëre prej dy antiklinaleve që mbivendosen me njeri – tjetrin, ai i Gorishtit dhe i Koculit.
Vendburimi ka gjithsej 284 puse vertikale ne inventar, prej të cilëve 142 puse janë aktiv për naftë e gaz. Thellësia e puseve është nga 700 m – 1500 m. Nafta e prodhuar është relativisht e rëndë me një peshë specifike prej 0.965 gr/cm3.

Viti Prodhimi i naftës ndër vite (Ton)
2017 29 997,40
2018 32 169,23
2019 32 020,41
2020 15 724,30
2021 31 277,00
2022 33 128,00
2023 32 902,00
2024 21,529.00
//albpetrol.al/wp-content/uploads/2024/09/gorisht-cokull.png
section-32a59ee

Vendburimi i Amonicës

Nga ana gjeologjike ky është një vendburim nafte karbonatik dhe bën pjesë në vargun antiklinal Amonicë-Kocul-Selenicë, i cili ka shtrirje gati meridionale duke zënë pjesën jugore të vargut strukturor naftëmbajtës aktual. Aktualisht ka 59 puse në inventar nga të cilët vetëm 23 puse janë aktiv për naftë e gaz. Thellësia e puseve shkon deri në 3,000 m. Nafta e prodhuar është relativisht e lehtë me një peshë specifike prej rreth 0.9 gr/cm3.
Viti Prodhimi i naftës ndër vite (Ton)
2017 4 366,46
2018 5 935,02
2019 4 999,50
2020 2 905,20
2021 3 317,65
2022 3 052,50
2023 3 344,50
2024 2,120.00
//albpetrol.al/wp-content/uploads/2024/09/amonice.png
Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol