Shoqëria Albpetrol sh.a sqaron deklaratat e bëra në media nga një grup banorësh të Zharrëzës në rrethin e Fierit, të cilët pretendojnë se janë helmuar nga gazrat e naftës të derdhur nga Albpetrol sh.a. Në lidhje me këtë situatë ju sqarojmë sa më poshtë:
Mesnatën e datës 18 Shtator 2018 shoqëria Albpetrol sh.a është njoftuar për pretendimin e disa banorëve të zonës së Zharrëzës se kishin hasur probleme shëndetësore nga gazrat dhe se këta banorë janë shtruar në Spitalin Rajonal të Fierit. Albpetrol sh.a ka ngritur menjëherë një grup specialistësh teknikë, të cilët në orën 00:50 të datës 19 Shtator 2018 kanë shkuar në vendin e pretenduar se kishte ndodhur problemi. Ekspertët e Albpetrol sh.a kanë krer matjet e ajrit dhe ka rezultuar se situata ishte normale dhe nuk kishte probleme me gazrat. Matjet janë bërë në pikën ku po kryhej derdhja e ujit, e cila presupozohet që të jetë burimi i ndotjes. Matjet e ajrit të kryera në këtë pikë nuk arrinin as vlerën 5 ppm, e cila është vlera më minimale që shkakton edhe rënien e alarmit. Matje në terren ka kryer edhe Drejtoria Rajonale Mjedisore dhe rezulton se nuk ka ndotje nga gazrat apo produkte të tjera hidrokarbure. Pra, nga të gjitha matjet dhe analizat e kryera nuk rezulton prezencë gazi në ajër.
Nga verifikimi në terren ka rezultuar se personat që pretendojnë që janë helmuar nga gazi ndodheshin në një prej lokaleve të zonës prej disa orësh ku kanë konsumuar pije dhe ushqime të ndryshme. Në të gjithë zonën e Sharrzës, zonë mjaft e populluar, këta janë personat e vetëm që pretendojnë që kanë probleme shëndetësore si pasojë e gazit apo produkteve të tjera hidrokarbure. Kjo ngre pikëpyetje dyshimi në lidhje me arsyen e vërtetë të pretendimeve.
Përfaqësuesit e Albpetrol sh.a dhe mjeku i shoqërisë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Fier për të ndjekur nga afër situatën. Personat që kanë shkuar gjatë natës në spital janë trajtuar nga mjekët dhe më kanë lënë ambientet pas disa orësh.
Sipas informacionit zyrtar të Spitalit Rajonal Fier, me nr. Prot 2524/1, datë 19.09.2018, “Personat e paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier pretendonin për helmim nga gazi, por referuar të gjitha egzaminimeve të kryera nga mjekët e urgjencës dhe mjeku specialist toksikolog, diagnoza nuk shkon për Suspekt Toksikim Akut Gazi. Një nga personat e paraqitur ka rezultuar se kishte konsumuar alkol në masën 0.73 mg/l”. Mjekët e spitalit kanë sqaruar se pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, personat janë larguar nga spitali. Një prej tyre ka refuzuar të marrë ndihmë shëndetësore ndërsa një person tjetër nuk ka pranuar të vazhdojë kurën. Në spital nuk është paraqitur asnjë person tjetër që të pretendojë për probleme shëndetësore përveç shtatë personave që ndodheshin në lokal duke konsumuar pije dhe ushqime.
Ndotjet në zonën e Zharrzës janë krijuar paralelisht me industrinë e naftës në këtë zonë dhe konsiderohen si ndotje të vjetra historike dhjetëra vjeçare. Albpetrol sh.a ka marrë masa konkrete për përmirësimin e mjedisit në këtë zonë.
Për çdo zhvillim të mëtejshëm do t’ju informojmë në kohën më të afërt.