Festat e fund vitit kanë kaluar në një atmosferë shumë festive në shoqërinë Albpetrol sh.a, e cila ka organizuar një festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për kategorinë që i gëzohet edhe më shumë festave, fëmijët e punonjësve tanë. Të ardhur nga të gjitha zonat naftëmbajtëse si Fieri, Patosi, Kuçova, Ballshi, Vlora, Gorishti, Divjaka etj, fëmijët janë mbledhur në një ambient të dekoruar enkas për ta.
Gjatë festës fëmijët luajtën dhe u argëtuan me Babagjyshin e Vitit të Ri dhe Elfët e tij ndihmës, por edhe me personazhet e tyre më të preferuar. Nën drejtimin e animatorëve ata kanë zhvilluar lojëra të shumta duke kaluar disa orë të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Për të zbukuruar edhe më shumë festën, këtë vit, aktivitetit ju bashkuan edhe fëmijët e “Shtëpisë të Foshnjës Vlorë”, cila përfshin fëmijët jetimë të Fierit dhe Vlorës. Për rreth tre orë fëmijët janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit; Babagjyshit të Vitit të Ri; Klounëve; Princeshave dhe plot personazhesh të tjera të dashur për ta. Në përfundim të festës, Babagjyshi shpërndau dhurata për të gjithë të pranishmit.
Atmosfera e festave dhe solidariteti me shtresat në nevojë nuk ka përfunduar me kaq. Edhe kartolinat me urimet e fund vitit u përzgjodhën enkas për të ndihmuar një shtresë në nevojë siç janë fëmijët e varfër. Për këtë u realizua një bashkëpunim me Fshatrat e Fëmijëve SOS. Punimi i kartolinave u krye nga vetë fëmijët e Fshatit SOS dhe me blerjen e kartolinave Albpetrol sh.a kontribuoi për këtë shtresë në nevojë.