U mbajt Mbledhja e Komitetit Këshillimor (“ACM # 34”) midis shoqërisë Albpetrol sh.a dhe “Bankers Petroleum Albania” Ltd” ku u shqyrtua Programi i Punës dhe Buxheti i kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd për zhvillimin e Vendburimit Patos-Marinëz gjatë vitit 2021.
Në versionin final të PP&B 2021 të paraqitur nga BPAL u përfshi varianti me investime që kryesisht konsistonin në Shpimin e Puseve të Rinj , nëse konjukturat e tregut hidrokarbur do të jenë të favorshme.
Programi i prezantuar nga BPAL dhe i përmirësuar në sajë të ndërhyrjeve teknike të specialistëve të Albpetrol sh.a përfshin rritjen e prodhimit të naftës nga 600,000 ton ( sipas versionit të mëparshëm ) në 670,000 ton në vit.
Një risi tjetër e këtij PP&B është një shtesë investimi lidhur me reabilitimin e Gropave Ekologjike. Janë ndërmarrë hapa nga ana e BPAL për rritjen e kapaciteteve përpunuese të Mbetjeve Hidrokarbure.
Duke u reflektuar këto ndryshime sa më sipër në Programin e Punës dhe Buxhetin e Kompanisë “Bankers Petroleum Albania”Ltd”, Albpetrol sh.a dha miratimin në parim lidhur me këtë Program Pune dhe Buxhet , si dhe shprehu angazhimin për monitorimin dhe zbatimin e treguesve të paraqitur në këtë Program.
Shqyrtohet Programi i Punës dhe Buxheti i kompanisë “Sherwood International Petroleum” Ltd” për vitin 2021
U vazhdua nga palët me mbajtjen e Mbledhjes së Komitetit Këshillimor (“ACM # 20”) midis Albpetrol sh.a dhe “Sherwood International Petroleum” Ltd” ku mbas shqyrtimit të Programit u ra dakort për të patur një hapësirë kohe, që Sherwood në bashkëpunim me Specialistë të fushës së Naftës Shqiptare me mbajtje te konferencave ,këshillimeve dhe analizave teknike të detajuara për vendburimin e Kuçovës.të vijnë me një Program të përmirësuar për zhvillimin e vendburimit.
Kjo vjen si ide e një bashkëpunimi më të afërt midis Albpetrol sh.a dhe kompanive kontraktore që operojnë në vendburimet tona për të shfrytëzuar me metodat më të mira bashkëkohore këto vendburime.