Ditë: 10 Mars 2021

Njoftimi për anulimin e ankandit me objekt Loti 2: “Shitje nafte brut, sasia 80 000 ton, për eksport”.

Autoriteti shitës, Albpetrol sh.a njofton anulimin e procedurës të ankandit “Procedurë e hapur”, me object: Loti 2: “Shitje nafte brut, sasia 80 000 ton, pwr eksport”, zhvilluar më datë 04.03.2021, ora 11.00, pranë ambienteve të MIE, për mungesë konkurrence, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë, bazuar kjo në pikën 15, të urdhrit Nr. 83, datë 10.02.2012 “Për rregullat dhe procedurat e shitjes të produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Albpetrol Sh.a. Njoftimi i fituesit për ankandin e naftës

ALBPETROL SH.A PATOS

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

Data 09.03.2021

Nga: “Albpetrol “sha – Patos

Për: ‘Bashkimit të Operatorëve Ekonomik  “R.B.H Beline” sha dhe Operatorit Ekonomik “Al

Global Oil” sha.

* * *

 

Procedura e ankandit:  Ankand i hapur

Përshkrim i shkurtër i kontratës: Loti 1 “Shitje naftë brut, sasia 40 000 ton”. Kohëzgjatja e kontratës është 8 (tetë) muaj nga data e lidhjes së kontratës.

Cmimi minimal i shitjes i llogaritur është: Në kushtet FOB 72.89% e cmimit Brent + K dhe në pikat e lëvrimit të ‘Albpetrol’ sh.a 72.89% e cmimit Brent – 3.31 $/bbl + K.

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Gazetat kombëtare ‘Tema’, ‘Panorama’ dhe gazeta e botuar në gjuhën angleze ‘Albania Daily News’’, faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al (datat nga 25.02.2021 deri ne 04.03.2021).

Njoftojmë se për lotin 1:”Shitje naftë brut, sasia 40 000 ton” për përdorim në tregun vendas, kanë qënë  pjesëmarrës në procedurë  këta ofertues me vlerën përkatëse  të ofruar:

  1. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “R.B.H Belinea. me NUIS L22524401A dhe “Al Global Oil” sha NUIS L51817007A, ka ofruar për këtë ankand cmimin:

Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.

72.89 % e cmimit Brent – 3.31 $/bbl + K

K = 0 $/bbl

* * *

 

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë Bashkimin e Operatorëve ekonomik “R.B.H Beline sh.a. me NUIS L22524401A dhe “Al Global Oil” sha NUIS L51817007A, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:

Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.

72.89 % e cmimit Brent – 3.31 $/bbl + K

K = 0  $/bbl pa TVSH, është identifkuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë “Albpetrol” sha, rruga Fier – Patos km 7, Fier, sigurimin e kontratës në vlerën 140.400.000 (njëqind e dyzet milion e katërqind mijë) lekë, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e ankandit dhe të nënshkruani kontratën brenda 15 (pesëmbëdhjetë ) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës Tuaj dhe ankandi do të anullohet, siç parashikohet në pikën 16/b të Urdhërit nr.83 datë 10.02.2012 ‘Për rregullat dhe procedurat e shitjes së produkteve hidrokarbure’’, i ndryshuar.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë  05.03.2021.

Ankesa nuk ka patur.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol