Më datë 23.02.2021 u mbajt Mbledhja e Komitetit Këshillimor (“ACM # 9”) midis shoqërisë Albpetrol sh.a dhe “Terraoil Swiss” sh.a ku u shqyrtua Programi i Punës dhe Buxheti i kompanisë “Terraoil Swiss” sh.a për zhvillimin e Vendburimit Visokë gjatë vitit 2021 si dhe Plani i Zhvillimit i Rishikuar 2019-2036 për vendburimin Visokë.
Në këtë mbledhje u vendos:
Vendim # 1
Të miratohet Programi i Punës dhe Buxhetin për vitin 2021 i kompanisë “Terraoil Swiss“ sh.a., sipas përmirësimeve të propozuara për vendburimin Visokë.
Vendim # 2
Të miratohet Plani i Zhvillimit i Rishikuar 2019 – 2036 i kompanisë Terraoil Swiss sh.a., sipas përmirësimeve të propozuara” pë vendburimin Visokë.
Gjithashtu u shpreh interesi nga te dyja palët për bashkëpunim dhe sygjerime të ndryshme teknike ne vazhdimesi për zhvillimin e vendburimit të Visokës.
Kjo vjen si ide e një bashkëpunimi më të afërt midis Albpetrol sh.a dhe kompanive kontraktore që operojnë në vendburimet tona për të shfrytëzuar me metodat më të mira bashkëkohore këto vendburime.