ALBPETROL SH.A PATOS
FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT
Data 19.04.2021
Nga: “Albpetrol “sha – Patos
Për: ‘Operatorin Ekonomik “EUROPETROL DURRES ALBANIA” sha.
* * *
Procedura e ankandit: Ankand i hapur
Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Shitje naftë brut, sasia 100 000 ton”. Kohëzgjatja e kontratës është 12 (dymbëdhjetë) muaj nga data e fillimit të evadimit.
Cmimi minimal i shitjes i llogaritur është: Në kushtet FOB 73.3% e cmimit Brent + K dhe në pikat e lëvrimit të ‘Albpetrol’ sh.a 73.3% e cmimit Brent – 3.6 $/bbl + K.
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Gazetat kombëtare ‘Tema’, ‘Panorama’ dhe gazeta e botuar në gjuhën angleze ‘Albania Daily News’’, faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al (datat nga 07.04.2021 deri ne 14.04.2021).
Njoftojmë se për procedurën e ankandit :”Shitje naftë brut, sasia 100 000 ton”, ka qënë pjesëmarrës në procedurë vetëm një ofertues me vlerën përkatëse të ofruar:
- Operatori ekonomik “EUROPETROL DURRES ALBANIA”a. me NUIS K24010212N, i cili ka ofruar për këtë ankand cmimin:
Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.
73.3 % e cmimit Brent – 3.6 $/bbl + K
K = 0.0105 $/bbl
* * *
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë Operatorin ekonomik “EUROPETROL DURRES ALBANIA” sh.a. me NUIS K24010212N, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:
Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.
73.3 % e cmimit Brent – 3.6 $/bbl + K
K = 0.0105 $/bbl pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme.
Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë “Albpetrol” sha, rruga Fier – Patos km 7, Fier, sigurimin e kontratës në vlerën 335.700.000 (treqind e tridhjetë e pesë milion e shtatëqind mijë) lekë, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e ankandit dhe të nënshkruani kontratën brenda 15 (pesëmbëdhjetë ) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.
Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës Tuaj dhe ankandi do të anullohet, siç parashikohet në pikën 16/b të Urdhërit nr.83 datë 10.02.2012 ‘Për rregullat dhe procedurat e shitjes së produkteve hidrokarbure’’, i ndryshuar.
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 14.04.2021.
Ankesa nuk ka patur.