Industrisë së nxjerrjes së naftës i është shtuar tashmë një autosondë e re remonti nëntokësor.
Qendra e Prodhimit të Naftës Kuçovë, në vazhdimësinë e punës së saj, do të ketë këtë autosondë kapaciteti i së cilës është 20 ton.
– Remont i shpejt dhe efikas i puseve.
– Ndikim në rritjen e prodhimit të naftës.
Punojmë çdo ditë që të përmirësojmë maksimalisht kushtet e punës, duke u orientuar drejt teknologjisë së re, për ta afruar #Albpetrol sa më pranë ndryshimeve historike industriale në shërbim të punës që kryejmë.
Një sezon i vështirë për vendin dhe për ekipin e palodhur të QEMNG në Albpetrol.
Në bashkëpunim me të gjitha strukturat vendore, Qendra e Emergjencave të Albpetrol është angazhuar në dhënien e ndihmës për eleminimin e zjarreve (kryesisht masive)ku është kërkuar ndihmë nga bashkitë Vlorë, Fier, Patos,Roskovec dhe Lushnje për të menaxhuar në kohë, situatat emergjente të krijuara prej zjarreve që prekën vendin tonë përgjatë kësaj periudhe.
Zjarrfikësit e Albpetrol janë gjithnjë në gatishmëri në shërbim të komunitetit.
Mirënjohje të gjithë suportuesve të ekipit tonë, që nga banorët e zonave të prekura, tek drejtuesit e institucioneve me të cilët kemi qenë bashkë në këtë përballje situatash emergjente.
Nisëm mëngjesin e sotëm ndërrimin e çiftit rrotor-stator të pusit Go 185.
Një nga metodat e shfrytëzimit të nxjerrjes së naftës është dhe ajo me pompë burme PCP, e cila ka një efikasitet për koeficient të lartë nxjerrje, siç është dhe metoda e përdorur në pusin Go-185.
Ekipi i punonjësve i Qendrës së Prodhimit të Naftës Gorisht, është duke kryer këtë ndërhyrje, për të arritur në kohë zëvëndësimin e pjesëve me qëllim që mos të kemi pengesa në procesin e prodhimit.