Aktiviteti i shoqërisë

section-38188d7

Aktiviteti kryesor i shoqërisë “Albpetrol” SH.A është kërkimi dhe prodhimi i hidrokarbureve, i cili përfshin ciklin e plotë të punimeve sizmike, gjeologjike, mekanike, gjeofizike, kërkimin, nxjerrjen, marketimin e naftës bruto në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarisë dhe krijimin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit, si dhe çdo aktivitet tjetër të mundshëm në përputhje me interesat e saj. Gjithashtu, “Albpetrol” SH.A është kompania shtetërore e ngarkuar me monitorimin e Marrëveshjeve Hidrokarbure të lidhura me kompanitë koncesionare.

Prej vitit 2003, shoqëria “Albpetrol” SH.A zotëron të drejtën e furnizimit me energji elektrike të klientëve të kualifikuar, tregtimin e energjisë elektrike, transmetimin e gazit natyror. “Albpetrol” SH.A disponon leje mjedisore për veprimtari në mjedise për vendburimet e naftës në zonat Kuçovë, Patos-Marinëz (Drizë +Goran), Amonicë, Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul, për vendburimet e gazit në zonën Divjakë-Lushnje, rrjeti i transmetimit të produkteve të naftës dhe të gazit, vendburimin e rërës bituminoze Kasnicë-Fier, Uzina Mekanike Kuçovë dhe Uzina Mekanike Patos.

Link i ekstraktit të “Albpetrol” SH.A pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol