Administrator i "Albpetrol" SH.A
Z. Eltar Deda
Deda ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, dega Mjekësi e Përgjithshme, ku më pas është diplomuar dhe me Diplomë të Nivelit të Dytë, Master në Shëndetin Publik. Aktualisht, gëzon edhe statusin e Trupës së Nënpunësit Civil të Nivelit të Lartë Drejtues (TND).
Eltar Deda ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë në legjislaturën XVIII (2009-2013) si përfaqësues i Qarkut të Vlorës.
Me një karrierë të gjatë në sektorin publik e angazhimi në institucione të rëndësishme, gjithashtu si i votëbesuar nga komuniteti, Z. Deda ka kryer një punë të mirë menaxheriale, i cili më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Vlorë, pozicionin e Kryeinspektorit të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, si dhe në pozicionin e Drejtorisë së Agjencisë për Eficencën e Energjisë.