Kuçovo Mechanical Plant

section-d56eb43

Qendra Mekanike e Naftës Kuçovë (ish-Uzina Mekanike)

Qendra Mekanike e Naftës Kuçovë (ish-Uzina Mekanike) është krijuar në vitin 1936, e ndërtuar nga kompanitë italiane të naftës, të cilat shfrytëzonin vendburimin e naftës dhe është një nga ndërmarrjet më jetëgjatë në Shqipëri. Pas Luftës së Dytë Botërore, uzina u zhvillua edhe më shumë duke përfshirë brenda saj kuadro nga më të mirët e mekanikës shqiptare të kohës, që punuan për të shtuar gamën e prodhimeve e shërbimeve. Brenda një kohe të shkurtër kjo uzinë u kthye në një bazë të rëndësishme për industrinë e naftës në Shqipëri.

Sot, vazhdon të zhvillojë aktivitet prodhues si qendra më profesionale, me profil të qartë mekanik, në mbështetje të operacioneve hidrokarbure në Shqipëri e jo vetëm.

E veçanta e saj është se mund të prodhojë detale sipas porosisë (custom made).

section-cc16ab7

Çfarë jemi në gjendje të bëjmë

QMN Kuçovë punon me një nomenklaturë të miratuar, e cila është përqendruar në:

  1. Prodhime pajisjesh dhe pjesë këmbimi,
  2. Remonte të makineri-pajisjeve,
  3. Shërbimet për industrinë e naftës

Nomenklatura e prodhimeve dhe shërbimeve është shumë e gjerë e konkretisht :

Prodhime:

Të pompave të thellësisë të nxjerrjes së naftës, me dimensione Ø2”; Ø2 ½”; Ø3” Të rezervuarëve metalik me kapacitet nga 3 ÷ 36m3. Të gomuara dhe gomë-metal si: guarnicione, premistopa, bokulla gome etj. Të rrotave të dhëmbëzuara, të drejta e konike. Derdhje të gjithë detaleve dhe çfarëdolloj forme dhe përmase prej gize, çeliku, metale me ngjyra, të markave të ndryshme. Punime mekanike dhe konstruksione të madhësive të ndryshme deri në 2000mm në të gjitha makineritë metalprerëse si dhe trajtime kimike e termike të tyre. Prodhim konstruksionesh metalike si kulla, zlita, bazamente, të formave e madhësive të ndryshme. Pjesë këmbimi për : Pompa thellësie, Pompa transporti nafte, Pompa centrifugale, Pajisjet e industrisë së inerteve, të bujqësisë dhe të minierave. Pajisje të remontit nëntokësor të puseve, ku përfshihen : Pakerat, pjesët e gomuara të tyre, elevatorë & kyçe & peshkatore purtekash e tubosh, peco tubosh, manikota, reducione etj.

Remont kapital të:

Pompave centrifugale nga 1÷9 shkallë për ujësjellësit dhe bujqësinë. Pajisjeve dhe motorëve elektrikë me fuqi 2÷220kwA . Transformatorëve me fuqi 50KvA÷750KvA . Motorëve të traktorëve me zinxhirë të fuqive ST-80 ÷ 100 dhe DT-75÷100. Saraçineskave, ventilave dhe preventorëve. Makineri e pajisje të industrisë së prodhimit të inerteve dhe pajisje të industrisë minierave. Makineri-pajisjeve të industrisë naftës ku përfshihen : Lëkundësa 3, 5, 9 Ton ( reduktorë, kulla, zlita, pistona, parango, arganello) etj. Pompa transporti nafte të të gjitha tipave. Pajisje të remontit sipërfaqësor dhe nëntokësor.

Shërbime:

  • Të pajisjeve sipërfaqësore dhe nëntokësore .
  • Të pajisjeve elektrike, paneleve dhe motorëve me djegie të brendshme.

section-2fd7612

Struktura

Struktura e QMN Kuçovë (ish-Uzina Mekanike) përbëhet nga dy sektorë të rëndësishëm:

Sektori i pare perbehet nga
  • Reparti i Fonderisë
    Realizon formimin e formave me dhe të njomë dhe me zemra, për derdhjet e gizës, çelikut dhe metaleve me ngjyrë, të markave të ndryshme. Pasi kryhet procesi i pastrimit të dherave formues në pajisje speciale, detalet e formuara kalojnë në përpunim mekanik me heqje ashkle.
  • Reparti Mekanik
    Detalet e përgatitura në fonderi, sharrë, kovaçanë i nënshtrohen proceseve teknologjike në të gjithë parkun e makinerive metalprerëse për punimin me heqje ashkle

Reparti Mekanik , që përbëhet nga :

  • N/reparti Sharrë-Kovaçanë, në sharrat shirit priten prokate në diametra deri Ø 300mm dhe në gjatësi të ndryshme, ndërsa në kovaçanë detaleve u bëhet punim plastik për të realizuar format e përafërta të detaleve.
  • N/reparti i trajtimeve termike, nw tw cilin njw pjesw e detaleve gjysmw fabrikat i nënshtrohen proceseve të trajtimeve termike (çimentim, temperim, përmirësim strukture) në furrat elektrike
  • N/reparti i trajtimit galvanik, nw tw cilin njw pjesw e detaleve gjysmw fabrikat i nënshtrohen proceseve fiziko-kimike (kromime, oksidime etj) në vaska me proces anodimi.
  • N/reparti i Gomës që prodhon detale prej gome dhe gome metal, me format nga më të vështira.

 

section-ecbdfa3
Sektori i dytë, që përbëhet nga
  • Reparti i makinerive të rënda
    Detalet e prodhuara në repartin mekanik shërbejnë për montimin e makineri- pajisjeve; një pjesë për realizimin e remonteve të tyre dhe pjesa tjetër për pjesë këmbimi.
  • Reparti Elektrik
    Kryhen shërbime të paneleve elektrike të makinerive dhe pajisjeve si dhe remonte kapitale të pajisjeve elektrike dhe kryesisht të motorëve elektrik me fuqi si dhe të transformatorëve

Përgatitja e specialistëve të së ardhmes:
QMN Kuçovë si uzina e vetme në prodhim, vëmendje i kushton edhe përgatitjes së specialistëve të rinj, pasi talentet nuk duhen kërkuar vetëm në mrekullitë e trurit por edhe në mrekullitë e duarve.

Nxënës të shkollave të mesme profesionale të vendit realizojnë praktikat mësimore e prodhuese duke mwsuar nga specialistet tanw një shumë llojshmëri profesionesh pwr njw tw ardhme mw tw sigurt.

section-2885d7c

Makineri e pajisje

QMN Kuçovë (ish-Uzina Mekanike) është ndër të vetmet uzina ku të gjitha repartet janë të kompletuar. Makineri e pajisje në përdorim janë:

  • Furra induktive, me kapacitet 500÷800 kg për shkrirje çelik, gizë e metale me ngjyra.

  • Sharra me shirit për prerje prokatesh, me diametër Ø10÷300 mm të markave të ndryshme.

  • Torno universale, me kapacitet punues me diametër ÷Ø800 mm dhe gjatësi ÷3000 mm.

  • Torno vertikale, me kapacitet punues me diametër Ø2000 mm dhe lartësi H=800 mm.

  • Bareno universale, me bango pune ÷1200 mm dhe gjatësi punuese L=2000 mm.

  • Bareno koordinative optike, me kapacitet punues në diametër ÷Ø400 mm dhe lartësi H=500 mm.

  • Freza universale, horizontale me bango pune ÷1200 mm.

  • Freza modulare për çarje dhëmbësh të drejtë dhe konikë deri në modul, m=8.

  • Retifika universale me kapacitet punues në diametër ÷Ø400 mm dhe gjatësi L=1800 mm.

  • Retifika universale me kapacitet punues në diametër ÷Ø400 mm dhe gjatësi L=1800 mm.

  • Retifika të sheshta magnetike me bango pune B=250 mm dhe gjatësi L=1000 mm.

  • Trapan universal dhe radial.

  • Presa hidraulike me tonazh ÷250 ton dhe diametër punues ÷Ø2000 mm.

  • Çekan pneumatik me forcë goditëse ÷1 ton.

  • Lustruese (honinguese) me diametër ÷Ø200 mm.

  • Retifikë filetosh.

  • Stokatriçe me korsë L=500 mm dhe bango Ø600 mm.

  • Limatriçe me korsë L=600 mm

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol