Neogene Fields

section-38188d7
Vendburimet e naftës në Shqipëri përbëhen nga dy lloje formacionesh (Neogenit dhe Jurasik – Paleogenit) të vendosura në breza strukturorë.

1 – Vendburimet Neogenike. Vendburimet e Neogenit përbëhen nga shumë shtresa pa komunikim vertikal. Disa nga ato janë formuar përgjithësisht nga depozitime detare të brigjeve të vjetra dhe të tjerat nga depozitime lagunore.

Hidrokarburet që ngopin formacionet ranorike, përgjithësisht janë nafta të rënda dhe viskoze. Disa prej shtresave kanë dhe kapelë gazore.

Energjia kryesore e shfrytëzimit të këtyre vendburimeve është energjija e gazit. Distanca e puseve është 80 – 150 m (formacionet Driza, Gorani) dhe 200-300 m (objekti nr. 1 Marinza, objekti nr. 2 Marinza). Përshkrimi i shkurtër i mëposhtëm përmbledh vendburimet më të rëndësishme, të cilat janë objekt i metodave EOR:

section-d56eb43

Vendburimi Patos – Marinëz.

Vendburimi Patos – Marinëz ndodhet në juglindje të Ultësirës Pran Adriatike. Struktura gjeologjike e rajonit të Patos-Marinzës përbëhet nga depozitimet karbonatike të Mesozoit, Kenozoit, pakos flishore dhe flishoidale, Eocen i Sipërm, Oligocenit dhe Miocenit të poshtëm, që ndërtojnë katin e poshtëm tektonik. Kati i sipërm tektonik ndërtohet nga depozitime terrigjene të Tortonianit, Messinianit dhe ato të Pliocenit. Formacionet karbonatike të strukturës së Patos – Verbasit ndërtohen nga depozitimet gëlqerore të Kretak – Paleogenit dhe depozitimet terrigjene deri në Kuaternar. Formacioni i Drizës në monoklinalin e Patos-Marinzës u zbulua në vitin 1928, dhe në të njëjtën kohë u zbulua dhe vendburimi i naftës Kuçovë në depozitimet e Neogenit të muldës së Kuçovës. Sipërfaqia e formaconit Driza ka ardhur vazhdimisht duke u rritur me shpimin e puseve të rinj, dhe në vitin 1957 u zbuluan edhe dy formacione, Marinza nr. 1 dhe Marinza Nr. 2 në depozitimet e Tortonianit të vendosura nën formacioni Driza. Përhapja e këtyre shtresave naftëmbajtëse është e provuar në drejtimet veri dhe veriperëndim, ku rezervat e tyre vlerësohen të limituara.

Në shkembinjtë ranorik të Tortonianit gjënden 5 formacione naftëmbajtëse të cilët nga poshtë lart emërtohen; Bubullima, Marinza nr. 1, Marinza Nr. 2, Driza dhe Gorani.

Formacionet kryesore janë, Marinza nr. 1, Marinza Nr. 2 dhe Driza.

Formacioni Përbëhet nga:
Marinza Nr. 1 6 shtresa naftëmbajtëse të emërtuara M3, M2, M1, M0, M and M’
Marinza Nr. 2 2 shtresa naftëmbajtëse të ëmërtuara M4, M5
Driza 6 shtresa naftëmbajtëse të emërtuara D5, D4, D3, D2, D20 dhe D1
Gorani 2 shtresa naftëmbajtëse të emërtuara G6, G5
Formacionet naftëmbajtëse në lindje kanë kufij stratigrafik për shkak të kontaktit me sipërfaqen e shplarë. Në veriperëndim gjëndet kontakti naftë-ujë dhe në perëndim shtresat naftëmbajtëse fillojnë të bëhen më argjilore. Zona të ndryshme kanë numër të ndryshëm shtresash. Mënyra kryesore e nxjerrjes së naftes nga shtresa është ajo e energjisë së gazit të tretur në naftë.
Karakteristikat kryesore të vendburimit Patos-Marinzë
Formacioni Ranor
Rezervat gjeologjike (ton) 258 393 913
Rezervat fillestare të nxjerrshme (ton) 31 120 186
Tipi i fluidit Naftë
Tipi i naftës Gjysëm aromatike – asfalto aromatike
Densiteti (0 API) 3 – 38.8
Viskoziteti 200 C(Cp) 50 – 190, 000
Presioni fillestar i rezervuarit (atm) 20 – 185
Përmbajtja e Squfurit (%) 2 – 6
Temperatura (0 C) 0 – 50
Trashësitë e përgjithshme të shtresave ranore (m) 1 – 120
Përshkushmëria e shtresave ranore (MD) 10 – 7500
Kripshmëria e ujit e shtresave ranore (mg/l) 1000 – 42 000
section-15dfd4e

Vendburimi Kuçovë – Arrëz

Vendburimi i Kuçovës ndodhet në anën lindore të ultësirës pran Adriatike, shtresat naftë e gaz mbajtëse të këtij vendburimi janë të lidhura me suitat “Driza”, “Gorani”, “Kuçova” dhe “Polovina”. Rajoni ku ndodhet ky vendburim, ka ndërtim të qartë dy katësor. Kati i poshtëm strukturor përfaqësohet nga gëlqerorët e Kretak – Paleogenit dhe flishi i Eocen – Oligocenit dhe është vazhdimi verior i brezit antiklinal të Beratit, ndërsa kati i sipërm strukturor përfaqësohet nga depozitimet e Neogenit të cilat vendosen trasgresivisht mbi depozitimet e katit të poshtëm strukturor me diskordancë këndore dhe azimutale duke përfaqësur pjesën më lindore të ultësirës pran Adriatike.

Ky vendburim përbëhet nga shtresa naftëmbajtëse me sipërfaqe të kufizuara në formë linzash të vendosura njëra mbi tjetrën dhe të ndara nga argjilat. Këto shtresa shkojnë drejt qëndrës së vendburimit me kënde rënie prej 20 – 300. Zona të ndryshme kanë numër të ndryshëm linzash dhe numri maksimal i tyre arrin deri në 15. Linzat kanë forma të çrregullta me gjatësi nga 100 deri 1 500 m, dhe trashësi nga 3 deri 10 m. Në lindje dhe në perëndim shtresat naftëmbajtëse dalin në sipërfaqe. Formimacioni Arrëza ndodhet në perëndim të vendburimit Kuçovë. Sipërfaqia e tij është 5 km2. Ky formacion ka dy shtresa naftëmbajtëse. Shtresa produktive është Az – 1, ndërsa shtresa e sipërme Az – 2 është e pakonsoliduar, me një përmbajtje të lartë të argjilës dhe nuk është prodhuese. Formacionet e Arrëzës bien nga juglindja drejt veriperendim me kënde 10-150.

Karakteristikat kryesore të vendburimit Kuçovë
Formacioni Ranorë
Rezervat Gjeologjike (ton) 78 331 796
Rezervat fillestare të nxjerrshme (ton) 11 772 485.7
Nafta e nxjerrë (ton) deri më 01.01.2023 4 415 248.14
Rezervat e nxjerrshme të mbetura (ton) deri më 01.01.2023 7 357 237.56
Tipi i fluidit Naftë
Tipi i naftës Nafteno – aromatike
Densiteti (0 API) 12 – 22
Viskoziteti 200 C(Cp) 50 – 200
Presioni fillestar i rezervuarit (atm/10m) 1.05, Arrëza (118 atm)
Përmbajtja e Squfurit (%) 2,4 - 5
Temperatura (0 C) 30-35
Përshkushmëria e shtresave ranore (MD) 20 – 900
Kripshmëria e ujit e shtresave ranore (mg/l) 10 000 – 45 000
Trashësia e përgjithshme (m) 2 – 19 dhe 10 – 160
Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol