Petroleum agreements

section-38188d7

Kryerja e Operacioneve Hidrokarbure në Republikën e Shqipërisë nga shoqëria “Albpetrol” SH.A ose Kontraktorët bëhet në përputhje me legjislacionin shqiptar, kryesisht bazuar në Marrëveshjen "Albpetrol" të lidhur më datë 6.07.1993 midis Ministrisë së Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjitike dhe Albpetrol-it, Bashkësisë Ekonomike të Naftës dhe Gazit me Objekt ”Autorizim për kryerjen e Operacioneve Hidrokarbure”, në Ligjin Nr. 7746, dt. 8.07.1993 “Për hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi)”, i ndryshuar, në Dekretin Nr.782 datë 22.02.1994 , “Për Sistemin Fiskal në Sektorin e Hidrokarbureve (Kërkim Prodhim)”, të ndryshuar, në Rregulloren “Për përcaktimin e procedurave të miratimit të Marrëveshjes Hidrokarbure dhe Licencë Marrëveshjes si dhe afatet përkatëse”, miratuar me Urdhër të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 206, datë 12.03.2018 etj.

Në vendburimet e naftës Patos-Marinëz, Kuçovë, Ballsh-Hekal, Visokë, Pekisht-Murriz, Finiq-Krane dhe në vendburimet e gazit Povelçë, Frakull dhe Delvinë kryhen operacione hidrokarbure nga persona juridik (vendas ose të huaj) në bazë të Marrëveshjeve Hidrokarbure të lidhura me shoqërinë “Albpetrol” SH.A, si më poshtë:

section-15dfd4e
VendburimetKontraktori/OperatoriMarrëveshjet Hidrokarbure
Patos-Marinzë"Bankers Petroleum Albania" Ltd nëpërmjet Degës së saj në ShqipëriMarrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Patos-Marinzë” datë 19.06.2004, miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 477, datë 16.07.2004, ndryshuar me Marrëveshjen datë 8.12.2008 (miratuar nga Këshilli i Ministrave, me Vendimin Nr. 251, datë 12.03.2009) dhe ndryshuar me Marrëveshjen e dytë Ndryshuese datë 02.09.2014 (miratuar nga Këshilli i Ministrave, me Vendimin Nr. 726, datë 02.11.2014).
Kuçovë"Sherwood International” Ltd nëpërmjet Degës së saj në ShqipëriMarrëveshja Hidrokarbure për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Kuçovës”, datë 04.09.2007, miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 686, datë 19.10.2007, ndryshuar me Vendimin nr.948, datë 17.11.2010.
Ballsh-Hekal“Anio Oil&Gas” sh.aMarrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Ballsh-Hekal” datë19.07.2007, miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 509, datë 08.08.2007.
DelvinëDelvina Gas Company Ltd. nëpërmjet Degës së saj në ShqipëriMarrëveshje Hidrokarbure “Për prodhimin, zhvillimin dhe kërkimin e hidrokarbureve në vendburimin Delvinë”, datë 19.07.2007, miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 509, datë 08.08.2007.
Visokë“Terraoil Swiss” sh.aMarrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Visokë”, 13.12.2008, miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 90, datë 27.01.2009
Pekisht-Murriz“Fin Pek Petroleum” sh.a.Marrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Pekisht-Murrizit”, miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr. 699, datë 16.08.2013
Finiq-Krane“Fin Pek Petroleum” sh.a.Marrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Finiq-Kranesë miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr.699, datë 16.08.2013
Povelçë"EDG Natural Gas" sh.p.kMarrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Povelçë" miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr.402, datë 09.06.2022
Frakull"EDG Natural Gas" sh.p.kMarrëveshje Hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Frakull" miratuar nga Këshilli i Ministrave, Vendimi Nr.401, datë 09.06.2022
Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol