Qendra e Furnizimit dhe Transportit është e pozicionuar në rrugën nacionale Fier-Patos dhe është e specializuar në dy drejtime kryesore: Transport dhe Magazinim.
Kjo qendër ka në administrim mjete të transportit të rëndë si Autobote dhe Mjete teknologjike, por dhe makina të vogla. QFT ka në përdorim katër mjete Tatra 815 me kapacitet 15 Ton, nga të cilat dy mjete janë vetëshkarkuese dhe dy mjete janë me karroceri. Këto mjete mund të përdoren për transportin e të gjitha pjesëve që kanë lidhje me industrinë hidrokarbure, dhe jo vetëm, si reduktorë, lëkundës, pompa, motorë, traktorë, llamarina, depozita, trarë, çakull, stabilizant, etj. Ndërkohë dy mjete tip “Toyota Dyna”, kamionçinë me kapacitet 2.5 Ton, përdoren për transport materialesh, mbeturinash, fuçi acidi, fuçi nafte, etj. Qendra disponon edhe katër autovinça të cilët kategorizohen në dy vinça Takraf me kapacitet 12.5 Ton; një vinç IFA me kapacitet 7 Ton dhe një vinç Man.
Në listën e mjeteve të QFT janë edhe:
1 mjet tip IFA Bylyko 5 Ton për transport tubo, purteka, pjesë kulle etj.
6 Autobote 30 Ton, nga këto tre janë Autobote Renault dhe 3 Donfeng
3 Autobote Liaz 8 Ton
1 Skrep