• Rreth nesh
    • Drejtuesit
    • Struktura drejtuese dhe burimet njerezore
    • Aktiviteti i shoqërisë
    • Politika e privatësisë
  • Aktiviteti prodhues
    • Historiku i naftës në Shqipëri
    • Prodhimi i naftës ndër vite
    • Vendburimet e naftes
    • Blloqet e kërkimit te naftes
  • Gjeologjia
    • Vendburimet neogenike
    • Vendburimet gëlqerore
  • Marrëveshjet hidrokarbure
    • Baza ligjore
    • Kompanitë
  • Programi i transparences
  • Lajme dhe njoftime
    • Ankandi
  • Shërbimet tona
    • Uzina mekanike Kuçovë
    • Q.E.M.N.G
    • Q.F.T
    • Q.SH.GJ
    • Q.F.SH.E
    • Ankesa nga klientë të furnizimit me energji elektrike
menu

Transparency Program

  1. Homepage
  2. Transparency Program
section-15dfd4e
  • Programi i Transparencës Hyrje
  • Rreth Autoritetit
  • Kuadri ligjor rregullator Tekstet e plota
  • E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
  • Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
  • Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
  • Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
  • Shërbimet që ofrohen nga AP
  • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP
  • Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
  • Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
  • Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
  • Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

I. HYRJE
Ky program është hartuar nga shoqëria Albpetrol sh.a në përputhje me Ligjin Nr. 119/2014, “Për të Drejtën e Informimit” dhe përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Albpetrol në kuadër të Ligjit “Për të Drejtën e Informimit”. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Albpetrol sh.a ndërton dhe rrit transparencën e punës së tij, nën garancinë e Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës Albpetrol sh.a, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.albpetrol.al, si dhe në mjediset e Pritjes me Publikun. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Albpetrol mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në Programin e Transparencës.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës i Albpetrol sh.a janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshëm nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
2. Informacioni që lidhet me veprimtarinë e shoqërisë publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Albpetrol sh.a dhe përkatësisht: Ligji Nr.7746, datë 28.7.1993 “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)” i ndryshuar dhe Ligji Nr.9901, datë 14.4.2008 “PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE”, i ndryshuar.
4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet në përputhje me Nenin 5 të Ligjit 119/2014, “Për të drejtën e informimit”.
7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– i lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, shoqëria Albpetrol sh.a vendos në dispozicion të publikut në faqen e internetit www.albpetrol.al kategoritë e mëposhtme të informacionit: Strukturën organizative të Albpetrol sh.a; Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve, ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë; ato që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës; Të dhëna për vendndodhjen e zyrave qendrore dhe zyrës të përfaqësimit të Albpetrol sh.a, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit; Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, si dhe dokumente që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit; Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e politikave apo ushtrimin e funksioneve të Albpetrol sh.a, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë. Informacion për procedurat e prokurimit, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik.

Struktura organizative/Organigrama
Struktura e pagave
Funksionet dhe detyrat e A.P
CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të    procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP ( Përfshirë adresën    postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)

Legjislacion ndërkombëtar

Legjislacion kombëtar

Akte nënligjore

Rregullore

Kodi i sjelljes

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit

Strategji

Raport vjetor

Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e AP dhe që prek publikun

Koordinatori: Znj.Gentiana Xoxa
E-mail: gentiana.xoxa@albpetrol.al
Nr. i gjelbër
Tel: 0693122619
Adresa: Selia Rruga Fier-Patos Km. 7 Patos
Orari: E Hënë – E Premte 07:30 – 15:30

Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)

Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)

Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)

Planet strategjike të punës

Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)

Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP

  • Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara

- Pasqyrat Financiare 2020 & Raporti i audituesve

- Pasqyrat Financiare 2021 & Raporti i audituesve.

- Pasqyrat Financiare 2022 & Raporti i  audituesve,

  • Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
  • Donacione, sponsorizime
  • Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)

Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik

Regjistri i realizimeve të prokurimit publik

Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme

Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë:

  • tarifat përkatëse (nëse ka)
  • formular aplikimi
  • afati kohor
  • procedurë ankimimi
  • standardet për cilësinë e shërbimit

Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)

Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi

Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve

Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes

Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP

Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike

Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes

Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)

Regjistri i Kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar (sipas Modelit të Regjistrit të miratuar nga Komisioneri)

Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat    dhe përgjigjet

  1. Ndihma shoqerore subvecionimet, te dhena nga A. P
  2. Kategorite dhe format e ndihmes shoqerore
  3. Procedura për dhënien e ndihmës ekonomike për punonjesit e shogërisë

Njoftime të ndryshme
Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
Raporte
Publikime
Statistika
Projekte
Bashkëpunime etj.

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

section-794804a

KATEGORITE E POSTIMEVE

  • Drejtuesit
  • Informacione
  • Lajme dhe Njoftime
  • Mundesi Bashkepunimi
  • Te tjera
  • Vende te lira pune

MENU

  • Rreth Nesh
  • Drejtuesit
  • Aktiviteti i shoqërisë
  • Marrëveshjet Hidrokarbure të lidhura nga shoqëria “Albpetrol” SH.A
  • Aktiviteti Prodhues
  • Kërkesë/Ankesë
  • Kontakt
  • Politika e Privatësisë

POST CATEGORIES

  • Management
  • Information
  • News
  • Collaboration Possibilities
  • Other
  • Job Announcements

MENU

  • About Us
  • Management
  • Activity
  • Petroleum agreements
  • Production
  • Application/Compaint
  • Contact
Logo

Albpetrol sh.a. është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri, e cila trashëgoi të gjitha asetet dhe vendburimet e naftës në Shqipëri.

  • info@albpetrol.al

  • Adresa: Albpetrol sh.a, Rr. Fier-Patos, Km. 07. Fier, Shqiperi.

MAIL LOGIN
Powered by WordPress © 2025

Postimet e fundit

  • LISTA E KANDIDATËVE FITUES
  • Njoftim i lidhjes së kontratës për Ankandin me objekt “Shitje nafte brut, sasia 159,551 ton”
  • “PUNËSIMI I PROFESIONISTËVE TË RINJ NË SHOQËRINË “ALBPETROL SHA”

Institucione te Tjera

  • Terra Oil
  • Bankers Petroleum
  • Enti Rregullator i Energjisë
  • Albeiti
  • Ministria e Financave
  • Kryeministria
Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.