Historiku i naftës në Shqipëri

section-8024417

Prodhimi i Naftës dhe Gazit në Shqipëri

Prodhimi i Naftës dhe Gazit në Shqipëri merret nga dy formacione të ndryshme gjeologjike. Prodhimi me i hershëm është ai i rërave dhe shtresave ranore të Tortonianit në Ultësirën Pran Adriatike, ose në Basenin e Durrësit, një mbushje post orogjenike kryesisht i moshës së Neogenit i cili zë pjesën më të madhe veriore të ultësirës bregdetare të Shqipërisë. Prodhimi tjetër është prej strukturave karbonatike me moshë nga Jurasiku në Eocen, të zonës Jonike, pjesa më perëndimore e orogjenit që ndërtojnë Albanidet dhe që mbulojnë gjithë pjesën perëndimore të Shqipërisë, duke i’u nënshtrirë gjithashtu edhe basenit të Durrësit.

Prodhimi i Naftës dhe Gazit në Shqipëri

Kërkimet e naftës në Shqipëri

Kërkimet e naftës në Shqipëri kanë nisur në vitin 1918 në rajonin e Drashovicës. Më vonë kërkimet vazhduan në depresionin e Adriatikut, pranë daljeve sipërfaqësore të shkëmbinjve ranorë bituminoz të vazhdimit të monoklinalit të Patos-Marinzës dhe në rajonin e Kuçovës. Këto kërkime të hershme janë kryer nga kompani të huaja si AIPA (Itali), APOC (Angli), SFA (Francë), etj. Nafta bruto në Shqipëri është prodhuar nga disa vendburime naftëmbajtëse, ku më të rëndësishmit janë Patos – Marinza dhe Kuçova (në depozitimet ranore), Cakran – Mollaj, Gorisht – Kocul, Ballsh – Hekal, Visokë, Amonicë dhe Delvina (në depozitimet gëlqerore), si dhe në disa objekte të vegjël.

Kërkimet e naftës në Shqipëri
section-45037e0

Metodat e nxjerrjes së naftës

Nafta e prodhuar nga vendburimet në Shqipëri është përgjithësisht e rëndë, duke patur një densitet 8 – 38 0 API. Paisjet dhe teknologjitë e përdorura në nxjerrjen e naftës janë të përshtatura për nxjerrjen e tipit të naftave viskoze dhe shumë viskoze, duke aplikuar pompat konvencionale zhytëse me piston, injektimin e holluesve hidrokarbur dhe jo hidrokarbur, pompat me burmë (PCP), Jet pompat dhe fontanë (me vetë ardhje). “Albpetrol” SH.A në vite ka përdorur dhe metodat e veprimit në shtresë (EOR) për prodhimin e naftës.

Në vendburimin Patos – Marinza (objekti Nr. 2 i suitës Marinza) dhe objekti Arrëz (vendburimi Kuçovë) është përdorur metoda e injektimit të ujërave alkaline, injektimi i gazit CO2 (objekti Nr. 1 i suitës Marinza), në vendburimin Kuçovë është përdorur metoda e injektimit të avullit, ndërsa në pjesën jugore të vendburimit Patos – Marinëz (zona Kasnica) është përdorur metoda e djegies nëntokësore.

Puset e naftës

Në Shqipëri janë shpuar gjithësej rreth 6,799 puse, nga të cilët 400 puse kërkimi, me metrazh të përgjithshëm mbi 7,000,000 m linear, prej të cilave 2,118,516 ml për puse kërkimi dhe 4,881,484 ml për puse shpim – shfrytëzimi. Vendburimet e naftës dhe gazit kanë një shtrirje në rrethet Sarandë, Vlorë, Mallakastër, Fier, Lushnje dhe Kuçovë.

Thellësia e puseve varion 400 – 3500 m. Debiti mesatar ditor i naftës për pus është 0.06 – 2.5 ton naftë/ditë.

Aktualisht, shoqëria “Albpetrol” SH.A administron vetë rreth 1,202 puse aktiv që prodhojnë naftë me një prodhim ditor rreth 206.0 ton.

section-15dfd4e

Rezervat e naftës

Vlerësimet e rezervave të provuara të naftës deri më sot janë:


Deri më sot:
DepozitimetSasia në Ton
Ranore43 089 711.7
Gëlqerore37 936 173
Totali81 025 884.7
Prodhuar deri më 01.01.2023:
DepozitimetSasia në Ton
Ranore36 316 997.42
Gëlqerore29 088 892.318
Totali65 405 889.738
Të mbetura deri 01.01.2023:
DepozitimetSasia në Ton
Ranore8 847 280.7
Gëlqerore8 416 736.6
Totali17 264 017.3
Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol