Shoqëria “Albpetrol” sha, në plotësim të detyrimeve ligjore që lidhen me ushtrimin e aktivitetit të saj, kërkon të punësojë, me kohë të pjesshme, një specialist/ekspert të licencuar në vlerësimin e tokës dhe kulturave bujqësore e drufrutorëve.
- Kohëzgjatja e kontratës, 3 muaj;
- Kohëzgjatja maksimale e punës është 20 orë në javë, në të cilën përfshihet: verifikimi, vlerësimi, përpunimi dhe përgatitja e dokumentacionit ligjor e financiar.
- Marrëdhëniet e punës bazohen në Kodin e Punës dhe Kontratën Kolektive të Punës në shoqërinë “Albpetrol” sha.
- Marrëdhëniet financiare bazohen në vendimin nr. 11, datë 4.10.2023, të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë, “Për miratimin e pagave të punonjësve të shoqërisë “Albpetrol” sh.a”.
Të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën e tyre me shkrim në protokollin e shoqërisë, shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kopje të dokumentit të identitetit
- Jetëshkrimi (CV) në formatin Europass
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore
- Kopje të noterizuar të diplomës/diplomave të arsimit të lartë, shoqëruar me listën e notave.
- Kopje të noterizuar të licencës si vlerësues i tokës dhe kulturave bujqësore e drufrutorëve.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Shoqëria “Albpetrol” sha