Prodhimi dhe përdorimi i gazit në Shqipëri ka filluar në vitin 1963, duke shfrytëzuar formacionet me gaz kondesat në rajonin Bubullima. Vendburimet e gazit natyror kryesisht ndodhen në zonën e bregdetit Shqiptar dhe të ultësirës pran-Adriatike. Depozitimet gazmbajtëse në këto vendburime lidhen me trupat ranor që kryesisht i përkasin Tortonianit, Messinianit dhe Pliocenit.
Rezervat e nxjerrshme të gazit deri më 01.01.2018 janë:
- Gazi shoqërues (Nm3) 14.13 billion
- Rezervat e nxjerrshme të gazit shoqërues (Nm3) 10.09 billion
- Gazi natyror (Nm3) 4.9 billion
- Rezervat e nxjerrshme të gazit natyror (Nm3) 3.04 billion
Aktualisht rezervat e gazit dhe nivelet e prodhimit të tij janë të ulta të krahasuara me ato të naftës. Gazi i prodhuar është kryesisht acid me përmbajtje të lartë të H2S dhe CO2.
Shfrytëzimi i prodhimit të gazit bazohet në:
– Maksimizimin e prodhimit nga puset ekzistuese dhe rikthimin në punë të puseve të fondit të ndalur në vendburimet ekzistuese të gazit.
– Përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit dhe transportit nëpërmjet përdorimit të një sistemi të mbyllur, veçanërisht për gazin shoqërues në fushat ekzistuese të naftës.