Q.SH.GJ

section-38188d7

QSHGJ, shërbimet që ofrojmë

Qendra e Shërbimit Gjeologjik në Albpetrol Sh.a ofron shërbimet të specializuara në fushën e gjeologjisë në Shqipëri duke qenë qendra e vetme shtetërore e këtij lloji. Kjo qendër është e fokusuar veçanërisht në Matjen dhe interpretimin e të dhënave të gjeofizikës kanteriale; Kryerjen e punimeve të çimentimit dhe intensifikimit të puseve; Riparimin e instrumenteve të shpimit dhe pajisjeve tubolare. QSHGJ është e përbërë nga dy sektorë Sektorin e Shërbimeve Gjeofizike – Agregat dhe Sektori i Shërbimeve Mekanike.

section-e6e5810

Sektorin e shërbimeve Gjeofizike – Agregat, i përberë nga reparti Gjeofizik dhe Reparti i Agregateve, kryen shërbimet e mëposhtme:

  • Matje gjeofizike me metoda elektrike dhe elektronike

  • Perforime në puset e naftës dhe të gazit

  • Torpedime dhe shkundje të instrumentit të shpimit dhe tubove të pompë-kompresorit të bllokuara

  • Rezistivimeter për defekt kolonash

  • Matje niveli, presioni dhe temperature në pus

  • Interpretime dhe ri interpretime të prerjes të puseve

  • Përcaktimin e shtresave produktive si edhe jep mendimin për kalimin në objekte të tjera produktive në pus

  • Çimentime në puset e naftës e të gazit për çdo kategori të kolonave të ulura në to

  • Tamponime me presion, tapa çimentoje, çarje hidraulike, përpunimet kimike, larje, presim tubacionesh me presion deri në 1000 Atm, ngarkim shkarkim fluidesh për nevoja komunale, etj

  • Transport të fluideve të ndryshme si ujë, solucion argjile, naftë, solar, etj

  • Kryen analiza të çimentos në kushtet e shtresës në thellësi, presion dhe temperaturë

section-fe14865
Sektori i Shërbimeve Mekanike është i specializuar për riparimin e elementeve përbërës të kolonës së shpimit (tubo shpimi, tubo rënduese, tubo kuadrate) dhe prodhimin e pjesëve lidhëse (reduksione) për to. Gjithashtu ky sektor është i aftë të kryejë riparimin e të gjitha llojeve të tubove pompë-kompresori, të kolonave të rrethimit si dhe presimet e tyre. Sektori i Shërbimeve Mekanike kryen të gjitha llojet e shërbimeve mekanike tubolare dhe pajisjeve të grykave të puseve të sistemit të naftës.

Nën administrimin e qendrës të Shërbimit Gjeologjik ndodhen:

  • Agregate për çimentim pusesh, tamponim, përpunim shtrese etj.

  • Shtate mjete në gjendje normale pune me specialistë të kualifikuar.

  • Dy autobote për transport fluidi me kapacitet 5m dhe 10m.

  • Auto kompresor për punime intensifikuese në puse, ulje niveli etj, cili realizon presion 80 atm.

  • Arganello, laborator dhe aparatura te ndryshme, të cilat shërbejnë për kryerjen e matjeve elektrometrike, të perforimeve të shtresës, të matjeve të nivelit të çimentos etj.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol