Vendburimet Gëlqerore

section-38188d7

Vendburimet gëlqerore në Shqipëri janë të depozitimeve nga Jurasiku deri në Paleogen. Nga ana tektonike këto vendburime janë pjesë e brezit të Kurveleshit. Në përgjithësi shtratimet e naftës janë antiklinale (brahiantiklinale). Ato mbulohen nga depozitimet flishore të Oligocenit. Formacionet e këtyre vendburuimeve karakterizohen me porozitet të dyfishtë, me çarje natyrale të rangjeve të ndryshme përgjatë shtresëzimeve, si dhe porozitet të vogël të matriksit.

Litologjia dhe mosha e këtyre formacioneve janë të ngjashme. Mekanizmi kryesor i nxjerrjes së naftës është ai regjimit të ujrave aktiv fundor. Në vendburimet Ballsh – Hekal dhe Cakran – Mollaj, përveç energjisë së ujrave fundor është edhe energjia e kapelës gazore dhe e gazkondesatit. Naftat e këtyre vendburimeve, përveç naftës së vendburimit Cakran-Mollaj, janë të rënda dhe viskoze dhe përmbajnë squfur. Fillimisht kur puset prodhonin si rezultat i energjisë së gazit kishin debite të larta. Këto debite të larta bën të mundur krijimin e konuseve të ujit në puse, duke ndikuar negativisht në rezervat e nxjerrshme.

Kompletimi i puseve në përgjithësi është i njëjtë. Kezingu është i vendosur deri në tavan të gëlqerorëve, ose pak më poshtë se niveli gaz-naftë në se ai ekziston. Intervali i prodhimit të naftës është në trung të hapur

 “Litologjia dhe mosha e këtyre formacioneve janë të ngjashme. Mekanizmi kryesor i nxjerrjes së naftës është ai i regjimit të ujrave aktiv fundor”.

.

section-1a3e055

Vendburimi Gorisht – Kocul

Ky vendburim ndodhet rreth 20 km në lindje të qytetit të Vlorës. Vendburimi i Gorisht – Koculit u zbulua në vitin 1965. Ky vendburim ndodhet në vargun Selenicë – Amantia të brezit të Kurveleshit. Ky vendburim përbëhet nga dy ondulime, të mbihypura mbi njëri-tjetrin, të emërtuara Gorishti dhe Koculi. Këto dy ondulime kanë një disnivel hipsometrik midis tyre dhe përshkohen nga një prishje tektonike. Shtratimi është i tipit masiv kulmor, me ujra fundor aktiv. Sipërfaqia produktive është reduktuar nga 9.66 km2 që ishte në fillim në 4.5 km2 aktualisht, dhe kati naftëmbajtës është reduktuar nga 800 m në 100 m. Distancat midis puseve në zonën qëndrore të vendburimit janë reduktuar nga 150-200 m në rreth 100 m.

Karakteristikat kryesore të rezervuarit
FormacioniGëlqerorë
Rezervat gjeologjike (ton)30 500 000
Rezervat fillestare të nxjerrshme (ton)14 674 087
Prodhimi i naftës (ton) deri më 01.01.202312 228 617.537
Rezervat e nxjerrshme të mbetura (ton) deri më 01.01.20232 245 469.5
Tipi i fluiditNaftë
Tipi i naftësAsfaltik – aromatik
Densiteti (0 API)13 - 23
Viskoziteti 200 C(Cp)2000
Presioni fillestar i rezervuarit (atm)120
Përmbajtja e Squfurit (%)3.16 - 6.3
Temperatura (0 C)32 - 38
Përshkushmëria e gëlqerorëve (MD)300
Kripshmëria e ujrave të gëlqerorëve të rezervuarit (mg/l)28 000 - 58 000
Trashësia e përgjithshme e rezervuarit (m)350 - 450
section-27228eb

Vendburimi Cakran – Mollaj

Ky vendburim ndodhet 6 km në perëndim të qytetit të Ballshit. Vendburimi i gazkondesatit Cakran – Mollaj u zbulua në vitin 1977. Struktura e saj është një brahiantiklinal që shtrihet në drejtimin juglindje-veriperëndim. Pjesa lindore e kësaj strukture është më pak e pjerrët se pjesa perëndimore, e cila më në lindje formon krahun perëndimor të sinklinalit ndarës me linjën Ballsh – Patos – Verbas. Krahu perëndimor i kësaj strukture komplikohet nga një prishje tektonike. Vendburimi Cakran – Mollaj ndodhet në brezin e Kurveleshit dhe i përket moshës Kretak – Paleogen. Fillimisht ishte një vendburim gazkondesat, por fontanimi i pusit Cakran – 37, solli përkeqësimin e performancës së shtratimit. Gjatë kësaj kohe (3 vjet) kontakti i naftës u zhvendos nga thellësia 3 600 m në 2 800 m. Pas vënies në kontroll të fontanës, presioni i shtratimit u rrit nga 180 atm. në 360 atm. Nafta e vendburimit Cakran – Mollaj është e lehtë, squfurore dhe asfaltike. Shtratimi është i tipit masiv kulmor, me ujra fundor aktiv.

Në shtratimin Cakran – Mollaj një ndikim të madh në mekanizmin e nxjerrjes së naftës ka luajtur edhe kapela gazore.

Distancat fillestare të puseve ishin 600 m, por rrjeti aktual i puseve është më i dendur dhe distanca aktuale ndërmjet puseve është 300 m.

Karakteristikat kryesore të rezervuarit
FormacioniGëlqerorë
Rezervat gjeologjike (ton)16 127 983
Rezervat fillestare të nxjerrshme (ton)8 144 469
Prodhimi i naftës (ton) deri më 01.01.20234 371 991.1
Rezervat e nxjerrshme të mbetura (ton) deri më 01.01.20233772 477.9
Tipi i fluiditNaftë
Tipi i naftësGjysëm aromatike deri parafinike
Densiteti (0 API)11.5 - 37
Viskoziteti 200 C(Cp)10-30
Presioni fillestar i rezervuarit (atm)368
Përmbajtja e Squfurit (%)3.16 - 6.3
Temperatura (0 C)68
Përshkushmëria e gëlqerorëve (MD)2 - 600
Kripshmëria e ujrave të gëlqerorëve të rezervuarit (mg/l)30 000 - 50 000
Trashësia e përgjithshme e rezervuarit (m)400 - 800
section-15dfd4e

Vendburimi i Amonicës

Ky vendburim ndodhet 30 km në lindje të qytetit të Vlorës. Vendburimi i Amonicës është zbuluar në vitin 1980. Ky vendburim ndodhet në vargun Selenicë – Amantia të brezit të Kurveleshit. Depozitimet e këtij shtratimi përbëhen nga gëlqerorë të Kretakut të sipërm deri Eocen dhe nga ato terrigjene të Oligocenit të poshtëm e Langhian – Serravalianit. Shtratimi i Amonicës ka formën një brahiantiklinali me drejtim juglindje – veriperëndim. Shtratimi është i tipit masiv kulmor, me ujra aktiv fundor.

Karakteristikat kryesore të rezervuarit
FormacioniGëlqerorë
Rezervat gjeologjike (ton)2 835 849
Rezervat fillestare të nxjerrshme (ton)1 503 000
Nafta e nxjerrë (ton) deri më 01.01.2023737 257.0
Rezervat e nxjerrshme të mbetura (ton) deri më 01.01.2023765 725.0
Tipi i fluiditNaftë
Tipi i naftësAsfalto aromatike – gjysëm aromatike
Densiteti (0 API)14.5 – 22
Viskoziteti 200 C(Cp)150 – 2300
Presioni fillestar i rezervuarit (atm)241
Përmbajtja e Squfurit (%)4
Temperatura (0 C)35 - 52
Përshkushmëria e gëlqerorëve (MD)20 - 150
Kripshmëria e ujrave të gëlqerorëve të rezervuarit (mg/l)10 000 - 45 000
Trashësia e përgjithshme e rezervuarit (m)deri më 200
Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol