Pozicionimi rajonal
Shqipëria është e pozicionuar në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit në Europën
Juglindore. Sipas Administratës Amerikane të Informacionit mbi Energjinë, rajoni i Ballkanit ka
një sasi shumë të madhe rezervash nafte. Sasia më e madhe e naftës ndodhet në Shqipëri dhe pas
saj renditen Serbia dhe Kroacia. Vendburimi i Patos Marinzës konsiderohet si zona më e madhe
naftëmbajtëse në Europën Kontinentale.
I pozicionuar strategjikisht në qendër të Shqipërisë, Albpetrol sh.a ndodhet shumë pranë dy
porteve kryesore të vendit, Durrësit dhe Vlorës; si dhe dy porteve industrialë, të cilët janë
ndëruar posaçërisht për produktet e naftës dhe gazit natyror.
Porti i Durrësit – 85 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a
▶ Porti më i madh dhe më i rëndësishëm në Shqipëri
▶ Porta për në Korridorin VIII
▶ Mbulon 81.8% të transportit detar të vendit
▶ Ka kapacitet për të procesuar 4 milionë tonë mallra për vit.
Porti i Vlorës – 45 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a:
▶ Porti i dytë më i madh në Shqipëri
▶ Porti përdoret kryesisht për transport udhëtarësh
Porti Porto Romano – 90 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a:
▶ Infrastruktura e tij lejon depozitimin dhe shitjen e naftës, gazi natyror dhe nënproduktet e tyre
Porti Petrolifera – 40 Km nga magazinat e shitjes së Albpetrol sh.a
▶ Terminal i ndërtuar posaçërisht për tregtimin e naftës bruto, gazit dhe nënprodukteve të tyre në
gjirin e Vlorës
▶ Dalje direkte në detin Mesdhe; Garanton akses në Korridorin VIII
▶ I pozicionuar pranë rafinerive Greke dhe Italiane