Day: May 27, 2025

RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E PROCESIT TË TESTIMIT DHE DETYRAT E KOMISIONIT TË TESTIMIT PËR PROGRAMIN “PUNËSIMI I PROFESIONISTËVE TË RINJ NË SHOQËRINË “ALBPETROL” SHA”, 2025

Kjo rregullore hartohet nga Komisioni i Testimit, për procedurën e konkurrimit të kandidatëve,
pjesëmarrës në programin “Punësimi i profesionistëve të rinj në shoqërinë “Albpetrol” Sh.A”,
2024”, në zbatim të urdhrit nr. 198, datë 23.05.2025, “Për ngritjen e Komisionit të Testimit,
për procedurën e konkurrimit të kandidatëve, pjesëmarrës në programin “Punësimi i
profesionistëve të rinj në shoqërinë “Albpetrol” Sh.A”, 2025”, mbështetur në vendimin nr. 8,
datë 02.05.2024, të Këshillit Mbikëqyrës, “Për miratimin e Programit “Punësimi i
Profesionistëve të Rinj në shoqërinë “Albpetrol” Sh.A, për vitin 2024”, me qëllim përcaktimin
e rregullave për organizimin e procesit të testimit dhe të vlerësimit të kandidatëve, pjesëmarrës
në këtë Program.

 

SHKARKO DOKUMENTIN PDF

SHPALLJE PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN “PUNËSIMI I PROFESIONISTËVE TË RINJ NË SHOQËRINË “ALBPETROL” SH.A” 2025

Në mbështetje të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar,
nenit 18 të Statutit të Shoqërisë “Albpetrol” sha, dhe në zbatim të vendimit nr.16, të Këshillit
Mbikëqyrës, datë 19.12.2024, “Për miratimin e Programit të Zhvillimit Ekonomik të shoqërisë
“Albpetrol Sh.A., 2025”, Rregullores për Programin “Punësimi i profesionistëve të rinj në shoqërinë
“Albpetrol” Sh.A”, miratuar me vendimin nr. 8, të Këshillit Mbikëqyrës, datë 02.05.2024, shoqëria
“Albpetrol” Sh.A shpall aplikimet për pjesëmarrje në Programin e Punësimit, 2024, për profesionistët
e rinj.
Programin e Punësimit, 2025, është i hapur për profesionistët e rinj të diplomuar në programet e
studimit në Qendrat e Prodhimit, si ne dokumentin e meposhtem:

SHKARKO DOKUMENTIN PDF

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.