Ditë: 28 Prill 2026

📸 Albpetrol nënshkruan kontratën e re kolektive

Shoqëria “Albpetrol” Sh.A në bashkëpunim me Sindikatën e Sektorit Hidrokarbur dhe Sindikatën e Re të Naftëtarëve Shqiptarë, në datën 27 Prill 2026 finalizoi nënshkrimin e kontratës së re kolektive të punës.

🤝 Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve të punës dhe garantimit të të drejtave të punonjësve, duke synuar një mjedis pune më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë.

Ky zhvillim reflekton angazhimin e përbashkët për bashkëpunim, përgjegjësi dhe përmirësim të vazhdueshëm në sektorin e hidrokarbureve.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.