Shoqëria Albpetrol sh.a filloi sot (26 Tetor 2018) një nisëm të re në shërbim të komunitetit lokal dhe shkollave të mesme profesionale të zonës duke hapur praktikat mësimore për nxënësit e shkollave të mesme profesionale. Sot, një grup me nxënës të shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” të qytetit të Fierit zhvilluan disa orë praktikë mësimore në Qendrën e Prodhimit të Naftës në Kuçovë dhe në Uzinën Mekanike.

Nxënësit e profileve të ndryshme panë nga afër praktikat dhe metodat e punës në industrinë e naftës. Gjatë vizitës në Uzinën Mekanike ata u njohën më konkretisht me disa nga proceset kryesore të punës.

Kjo praktikë mësimore do të vijë së shpejti edhe me Studentët e Fakulteteve, të cilët dëshirojnë të kryejnë praktikat mësimore pranë shoqërisë Albpetrol sh.a për degët Inxhinieri; Financë; IT; Burime Njerëzore; Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun etj.