- Autoriteti shites: Albpetrol sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7
- Data e zhvillimit te ankandit: 03/12/2018
- Lloji i Procedurës standarde te ankandit: Procedure e hapur
- Objekti i Shitjes: Shitje skrapi
- Përshkrim i shkurtër i objektit te shitjes: Shitje skrapi celiku i dale nga makineri dhe pajisje te nxjerra jashte perdorimit, ne administrim te Albpetrol sha, ne sasi totale 2 368 055 kg.
- Vlera fillestare: 48 030 405 (dyzet e tete milion e tridhjete mije e katerqind e pese) leke pa TVSH.
- Vendi i zhvillimit te ankandit: Albpetol Sha Patos, Salla e mbledhjeve , kati i II-të.
- Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: Data 03.12.2018 ora 12:00.
- Informacion mbi dokumentet e ankandit:
Dokumentet e ankandit mund te terhiqen prane autoritetit shites: Albpetrol sha, Drejtoria e Prokurimeve, Kati i dyte, duke paraqitur nje kerkese me shkrim dhe mandatin e pageses ne banke te shumes prej 2,000 leke per terheqjen e dokumentave te ankandit.
Dokumentet standarde te ankandit përbehen nga:
- Formulari i njoftimit;
- Kërkesa për pjesëmarrje;
- Formulari i ofertës;
- Ftesa për oferte;
- Formulari i njoftimit te fituesit;
- Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
- Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.
- Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentat e ankandit.
ADMINISTRATOR
Kastriot BEJTAJ