Prenotimi i kapaciteteve të gazit natyror të Gazsjellësit TAP për tregun shqiptar për 10 vitet e ardhshme do të jetë në fokusin e dy kompanive shtetërore të naftës dhe gazit, Albpetrol dhe Albgaz. Drejtuesit e të dy këtyre kompanive zhvilluar një takim në mjediset e Albpetrol sh.a ku u diskutua me detaje nisja e procedurës “Market Test”, e cila nënkupton prenotimin e kapaciteteve të gazit natyror të Gazsjellësit TAP për tregun shqiptar për periudhën 2020 – 2030.

“Market Test”, bën të mundur sigurimin e volumeve të gazit për tregun shqiptar, të paktën 1.7 miliardë metër kub në vit, si për atë rezidencial-familjar, si atë industrial për ndërmarrjet shqiptare, por edhe për tregun shumë të mirëpritur dhe strategjik të prodhimit të energjisë elektrike, siç është TEC-i i Vlorës apo ai i Korçës.