SHPALLJE PER PJESEMARRJE
NE PROGRAMIN “PUNESIMII PROFESIONISTEVE TE RINJ NE SHOQERINE “ALBPETROL” SH.A, 2024
Ne mbeshtetje te ligjit nr. 9901, date 14.04. 2008, “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, te ndryshuar, nenit 18 te Statutit te Shoqerise “Albpetrol” Sh.A, Rregullores se Programit “Punesimi i profesionisteve te rinj ne shoqerine “Albpetrol” Sh.A” 2024, miratuar me vendimin nr. 8, date 02.05.2024, te Keshillit Mbikeqyres, “Per miratimin e Programit “Punesimi i Profesionisteve te Rinj ne shoqerine “Albpetrol” Sh.A, per vitin 2024”” (Programi i Punesimit), shoqeria “Albpetrol” Sh.A shpall aplikimet per pjesemarrje ne Programin e Punesimit, 2024, per profesionistet e rinj.
Programi i Punesimit, 2024, eshte i hapur per profesionistet e rinj te diplomuar ne programet e studimit:
Nr. | Dega | Specialiteti | Kuotat |
1 | Inxhinieri | Nafte / Nafte dhe Gazi / Nafte, Gazi dhe Uji; | 17 |
2 | Inxhinieri | Gjeologjike / Gjeologji Inxhinierike dhe Hidroenergji | |
3 | Inxhinieri | Gjeoinformatike / Informatike | 2 |
4 | Ekonomi | Finance / Kontabilitet | 1 |
Afati per dorezimin e dokumentave per:
24.06.2024
KRITERET PER APLIKIM
Kandidatet duhet te plotesojne kriteret si vijon:
- Te kene perfunduar studimet ne 4 (kater) vitet e fundit ne programet e studimit te perfshira ne kete shpallje;
- Te zoterojne diplome te nivelit bachelor / master:
DOKUMENTACIONI, MENYRA DHE AFATI I DOREZIMIT
Kandidatet qe aplikojne duhet te dorezojne dokumentat si me poshte:
- Jeteshkrim i plotesuar ne perputhje me dokumentin tip (Europass):
- Fotokopje te diplomes (ne rastin e diplomes se nivelit master, te perfshihet edhe diploma e nivelit Bachelor). Per diplomat e marra jashte Republikes se Shqiperise te percillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje te leternjoftimit (ID);
- Vertetim te gjendjes shendetesore;
- Vetedeklarim te gjendjes gjyqesore;
- Çdo dokumentacion tjeter qe verteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtese, vleresimet pozitive apo te tjera te permendura ne jeteshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorezimi i te gjitha dokumenteve te cituara me siper, do te behen online, nepermjet adreses elektronike zyrtare te shoqerise “Albpetrol” Sh.A info@albpetrol.al
Aplikimi dhe dorezimi i dokumentave online duhet te behet brenda dates: 24.06.2024
SHPALLJA E REZULTATEVE DHE AFATET
Ne daten 26.6.2024, Shoqeria “Albpetrol” SH.A do te shpalle ne faqen zyrtare te internetit listen e kandidateve qe plotesojne kriteret e posaçme per pjesemarrje ne Programin e Punesimit.
Ne daten 28.06.2024, Shoqeria “Albpetrol” SH.A do te organizoje testimin me shkrim te kandidateve te kualifikuar ne fazen e vleresimit te dokumentacionit.
Testimi do te organizohet ne sallen e mbledhjeve te godines se administrates qendrore te shoqerise “Albpetrol” Sh.A, diten e premte, ora 11:00.
Testimi me shkrim dhe intervista me goje do te behen ne daten: 28.6.2024
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTESITE DHE CILESITE MBI TE CILAT DO TE ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA
Kandidatet do te testohen me shkrim ne lidhje me:
- Njohurite e marra ne programin e studimit, per te cilin ka aplikuar, dhe ne praktikat mesimore e profesionale gjate studimeve;
- Njohurite mbi ligjin 9901, date 14.04.2008, “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, te ndryshuar,
- Kodin e Punes ne Republiken e Shqiperise;
MENYRA E VLERESIMIT TE KANDIDATEVE
Kandidatet do te vleresohen ne lidhje me:
- Vleresimin me shkrim, deri ne 40 pike;
- Intervisten e strukturuar me goje qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren, deri ne 40 pike;
- Jeteshkrimin, qe konsiston ne vleresimin e arsimimit, te pervojes e te trajnimeve, te lidhura me fushen, deri ne 20 pike.Kandidatet gjate intervistes me goje do te vleresohen ne lidhje me:
a – Njohurite, aftesite, kompetencen ne lidhje me pershkrimin e pozicionit te punes/profilin per te cilin kane aplikuar;
b – Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren;DATA E DALJES SE REZULTATEVE TE KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT
Ne daten 3.07.2024, Shoqeria “Albpetrol” SH.A do te shpalle ne faqen zyrtare te internetit listen e kandidateve fitues ne Programin e Punesimit. Te gjithe kandidatet pjesemarres ne kete procedure do te njoftohen individualisht ne menyre elektronike nga shoqeria “Albpetrol” Sh.A, per rezultatet (nepermjet adreses se e-mail).
SHPALLJE – PROGRAMI I PUNËSIMIT TË PROFESIONISTËVE TË RINJ 2024