Shoqëria Albpetrol sh.a njofton të gjithë personat e interesuar se ka nisur lëshimi i vërtetimeve të posaçme të konfirmimit të llojit të punës, në zbatim të Ligjit Nr.29/2019 datë 23.05.2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
Të gjithë personat e interesuar për t’u pajisur me këtë vërtetim te posacem të konfirmimit të llojit të punës për të gjithë periudhën e punuar në Albpetrol sh.a. dhe me bazën e vlerësueshme të të ardhurave për periudhën pas vitit 1994, duhet të aplikojnë në sportelin e ngritur enkas pranë shoqërisë Albpetrol sh.a në adresën: Albpetrol sh.a, Km.7 i rrugës Fier Patos.
Ndërkohë për t’i ardhur sa më pranë qytetarëve, shoqëria Albpetrol sh.a ka hapur edhe dy sportele të tjera:
Kuçovë, Qendra e Prodhimit të Naftës
Gorisht, Qendra e Prodhimit të Naftës
Çdo person i interesuar duhet të plotësojë formularin përkatës, i cili mund të shkarkohet online në faqen e Albpetrol sh.a www.albpetrol.al ose të tërhiqet fizikisht pranë sportelit përkatës.
Aplikuesi duhet të ketë më vete: Një kopje të Librezës të Punës, një kopje të kartës të identitetit, të noterizuara si dhe vertetimin per vjetersine ne pune te leshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Këto kopje do të mbahen nga Albpetrol sh.a dhe nuk do t’i kthehen mbrapsht aplikuesit.
Aplikimet do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm, i cili do të kthejë përgjigje brenda afatit prej 10 ditësh pune.
Kliko mbi
per te shkarkuar formularin