ALBPETROL SH.A PATOS
FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT
Data 22.07.2020
Nga: “Albpetrol “sha – Patos
Për: “Allum Enterprises” sh.a., Tiranë
Procedura e ankandit: Ankand i hapur
Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Shitje naftë brut, sasia 48 000 ton”. Kohëzgjatja e kontratës është 5 (pesë) muaj nga data e lidhjes së kontratës.
Cmimi minimal i shitjes i llogaritur është: Në kushtet FOB 73.3% e cmimit Brent + K dhe në pikat e lëvrimit të ‘Albpetrol’ sh.a 73.3% e cmimit Brent – 2.71 $/bbl + K.
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Gazetat kombëtare ‘Tema’’, ‘Panorama’’, ‘Gazeta Shqiptare’’, gazeta e botuar në gjuhën angleze “Albania Daily News”, faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al (datat nga 03.07.2020 deri ne 10.07.2020).
Njoftojmë se, ka qënë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
1. Operatori ekonomik “Allum Enterprises” sh.a. me NUIS L72017007C, ka ofruar për këtë ankand cmimin:
Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.
73.3% e cmimit Brent – 2.71 $/bbl + K
K = 1.0605 $/bbl
2. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “R.B.H Beline” sh.a. me NUIS L22524401A dhe “Al Global Oil” sha NUIS L51817007A, ka ofruar për këtë ankand cmimin:
Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.
73.3% e cmimit Brent – 2.71 $/bbl + K
K = 0.01 $/bbl
Nuk ka patur ofertues të skualifikuar
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë “Allum Enterprises” sh.a. me NUIS L72017007C, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:
Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.
73.3% e cmimit Brent – 2.71 $/bbl + K
K = 1.0605 $/bbl pa TVSH, është identifkuar si oferta e suksesshme.
Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë “Albpetrol” sha, rruga Fier – Patos km 7, Fier, sigurimin e kontratës, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, në vlerën 123.000.000 (njëqind e njëzet e tre milion) siç parashikohet në dokumentat e ankandit dhe të nënshkruani kontratën brenda 15 (pesëmbëdhjetë ) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.
Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës Tuaj dhe ankandi do të anullohet, siç parashikohet në pikën 16/b të Urdhërit nr.83 datë 10.02.2012 ‘Për rregullat dhe procedurat e shitjes së produkteve hidrokarbure’’, i ndryshuar.
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 14.07.2020.
Ka paraqitur ankesë pranë Autoritetit Shitës bashkimi i operatorëve ekonomik “R.B.H Beline” sh.a. dhe “Al Global Oil” sh.a. në datë 17.07.2020 dhe ka marrë përgjigje më datë 21.07.2020.