ALBPETROL SH.A PATOS
FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT
Data 09.03.2021
Nga: “Albpetrol “sha – Patos
Për: ‘Bashkimit të Operatorëve Ekonomik “R.B.H Beline” sha dhe Operatorit Ekonomik “Al
Global Oil” sha.
* * *
Procedura e ankandit: Ankand i hapur
Përshkrim i shkurtër i kontratës: Loti 1 “Shitje naftë brut, sasia 40 000 ton”. Kohëzgjatja e kontratës është 8 (tetë) muaj nga data e lidhjes së kontratës.
Cmimi minimal i shitjes i llogaritur është: Në kushtet FOB 72.89% e cmimit Brent + K dhe në pikat e lëvrimit të ‘Albpetrol’ sh.a 72.89% e cmimit Brent – 3.31 $/bbl + K.
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Gazetat kombëtare ‘Tema’, ‘Panorama’ dhe gazeta e botuar në gjuhën angleze ‘Albania Daily News’’, faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al (datat nga 25.02.2021 deri ne 04.03.2021).
Njoftojmë se për lotin 1:”Shitje naftë brut, sasia 40 000 ton” për përdorim në tregun vendas, kanë qënë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerën përkatëse të ofruar:
- Bashkimi i Operatorëve ekonomik “R.B.H Beline”a. me NUIS L22524401A dhe “Al Global Oil” sha NUIS L51817007A, ka ofruar për këtë ankand cmimin:
Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.
72.89 % e cmimit Brent – 3.31 $/bbl + K
K = 0 $/bbl
* * *
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë Bashkimin e Operatorëve ekonomik “R.B.H Beline” sh.a. me NUIS L22524401A dhe “Al Global Oil” sha NUIS L51817007A, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:
Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.
72.89 % e cmimit Brent – 3.31 $/bbl + K
K = 0 $/bbl pa TVSH, është identifkuar si oferta e suksesshme.
Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë “Albpetrol” sha, rruga Fier – Patos km 7, Fier, sigurimin e kontratës në vlerën 140.400.000 (njëqind e dyzet milion e katërqind mijë) lekë, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e ankandit dhe të nënshkruani kontratën brenda 15 (pesëmbëdhjetë ) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.
Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës Tuaj dhe ankandi do të anullohet, siç parashikohet në pikën 16/b të Urdhërit nr.83 datë 10.02.2012 ‘Për rregullat dhe procedurat e shitjes së produkteve hidrokarbure’’, i ndryshuar.
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 05.03.2021.
Ankesa nuk ka patur.