ALBPETROL SH.A PATOS

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

 

Data 19.04.2021

Nga: “Albpetrol “sha – Patos

Për: ‘Operatorin Ekonomik  “EUROPETROL DURRES ALBANIA” sha.

* * *

 

Procedura e ankandit:  Ankand i hapur

Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Shitje naftë brut, sasia 100 000 ton”. Kohëzgjatja e kontratës është 12 (dymbëdhjetë) muaj nga data e fillimit të evadimit.

Cmimi minimal i shitjes i llogaritur është: Në kushtet FOB 73.3% e cmimit Brent + K dhe në pikat e lëvrimit të ‘Albpetrol’ sh.a 73.3% e cmimit Brent – 3.6 $/bbl + K.

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Gazetat kombëtare ‘Tema’, ‘Panorama’ dhe gazeta e botuar në gjuhën angleze ‘Albania Daily News’’, faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al (datat nga 07.04.2021 deri ne 14.04.2021).

Njoftojmë se për procedurën e ankandit :”Shitje naftë brut, sasia 100 000 ton”, ka qënë  pjesëmarrës në procedurë  vetëm një ofertues me vlerën përkatëse  të ofruar:

  1. Operatori ekonomik “EUROPETROL DURRES ALBANIAa. me NUIS K24010212N, i cili ka ofruar për këtë ankand cmimin:

Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.

73.3 % e cmimit Brent – 3.6 $/bbl + K

K = 0.0105 $/bbl

* * *

 

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë Operatorin ekonomik “EUROPETROL DURRES ALBANIA sh.a. me NUIS K24010212N, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:

Në pikat e levrimit të Albpetrol sh.a.

73.3 % e cmimit Brent – 3.6 $/bbl + K

K = 0.0105  $/bbl pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë “Albpetrol” sha, rruga Fier – Patos km 7, Fier, sigurimin e kontratës në vlerën 335.700.000 (treqind e tridhjetë e pesë milion e shtatëqind mijë) lekë, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e ankandit dhe të nënshkruani kontratën brenda 15 (pesëmbëdhjetë ) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës Tuaj dhe ankandi do të anullohet, siç parashikohet në pikën 16/b të Urdhërit nr.83 datë 10.02.2012 ‘Për rregullat dhe procedurat e shitjes së produkteve hidrokarbure’’, i ndryshuar.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë  14.04.2021.

Ankesa nuk ka patur.