ALBPETROL SHA PATOS
FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT
[Data 26.05.2022]Nga: Albpetrol sha, Patos
Për: BOE “Euro Petrol Durrës Albania” sha me NUIS K24010212N me adresë: Njesia Nr. 2, Bulevardi Zhan D’ark, Pallati 5, Shkalla 1, Apartamenti 1, Tiranë dhe “R.B.H. Belinë” sha me NUIS L22524401A me adresë: Lagjja Balldren, Zone Kadastrale 1045, Nr Pasurie (A), Elbasan
* * *
Procedura e ankandit: Ankand i Hapur
Përshkrim i shkurtër i kontratës: [“Shitje nafte brut, sasia 120,000 ton”. Kohëzgjatja e kontratës është 12(dymbedhjete) muaj nga data e fillimit te evadimit.]
Cmimi minimal i shitjes i llogaritur eshte: Ne kushtet FOB 75.33 % e Çmimit Brent + K, ne pikat e levrimit te “Albpetrol” sha 75.33 % e Çmimit Brent – 3.36 USD/bbl + K.
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al, Gazetat kombetare “Tema”, “Panorama”, gazeta e botuar ne gjuhen angleze “Albanian Daily News“, [datat nga 30 Prill deri në 07 Maj 2022]
Njoftojmë se, kanë qenë pjesemarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Euro Petrol Durrës Albania” sha me NUIS K24010212N dhe “R.B.H. Belinë” sha me NUIS L22524401A ka ofruar për këtë ankand çmimin:
Në pikat e lëvrimit të Albpetrol sha:
75.33 % e Çmimit Brent – 3.36 USD/bbl + K
K= 0.0105 USD/bbl
Nuk ka patur ofertues të skualifikuar.
* * *
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë BOE “Euro Petrol Durrës Albania” sha me NUIS K24010212N me adresë: Njesia Nr. 2, Bulevardi Zhan D’ark, Pallati 5, Shkalla 1, Apartamenti 1, Tiranë dhe “R.B.H. Belinë” sha me NUIS L22524401A me adresë: Lagjja Balldren, Zone Kadastrale 1045, Nr Pasurie (A), Elbasan, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:
Në pikat e lëvrimit të Albpetrol sha:
75.33 % e Çmimit Brent – 3.36 USD/bbl + K
K= 0.0105 USD/bbl (pa TVSH), është identifikuar si oferta e suksesshme.
Rrjedhimisht, jeni te lutur të paraqisni pranë Albpetrol sha, rruga Fier – Patos km 7, sigurimin e kontratës ne vleren 877,201,661 (tetëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e dyqind e një mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një) Lekë, ne masen 10% te vleres se perllogaritur te kontrates, siç parashikohet në dokumentat e ankandit, dhe te nenshkruani kontraten brenda 15 (pesembedhjete) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.
Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe ankandi do te anullohet, siç parashikohet në piken 16/b te Urdherit nr. 83 date 10.02.2012 “Per rregullat dhe procedurat e shitjes se produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 20.05.2022.
Ankesa nuk ka patur.