Blog

Specialist në Sektorin Juridik, Drejtoria e Marrëveshjeve Hidrokarbure

Njoftim për vend vakant pune

Shoqëria “Albpetrol SH.A”, shoqëri me pronësi publike, kërkon të punësojë në pozicionin “Specialist” në Sektorin Juridik pranë Drejtorisë së Marrëveshjeve Hidrokarbure të administratës së shoqërisë Albpetrol sh.a, një kandidat profesionist, i cili duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

Aftësitë e kërkuara:

Arsimimi

  •        Diplomë për Drejtësi në një nga universitetet e akredituara në vend apo në universitete të tjera të huaja;
  •        Te jete i pajisur me dëshmi të gjuhës angleze; (në nivel të avancuar)

Eksperiencë pune

  • Të paktën 5 vite eksperiencë pune përkatëse në pozicionin Jurist apo te tjera ne fushen juridike.

Cilësitë

  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit për Hidrokarburet;
  • Njohuri të mira për shoqëritë tregtare, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre.
  • Aftësi personale për të komunikuar dhe menaxhuar të gjitha nivelet e strukturave financiare.
  • Aftësi për të vendosur objektiva dhe për të marrë vendime bazuar në analiza korrekte, në kohën e duhur dhe në përputhje me legjislacionin financiar.
  • Aftësi për të planifikuar, menaxhuar, ndjekjen e detyrave dhe komunikimi në të gjitha nivelet e Shoqërisë Anonime;
  • Aftësi për të trajtuar informacion konfidencial në mënyrë të ndjeshme;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra, për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet.
  • Nivel i lartë integriteti, besueshmërie dhe orientimi të rezultateve.
  • Aftësitë kompjuterike janë thelbësore.

Kandidatet që plotësojnë kushtet e mësipërme dhe dëshirojnë që të aplikojnë duhet të dërgojnë kërkesën e tyre, së bashku me:

  • CV (Jetëshkrim/Curriculum Vitae);
  • Fotokopje e Diplomës e noterizuar;
  • Raport mjeko – ligjor qe verteton aftesine per te punuar;
  • Deshmi penaliteti;

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën info@albpetrol.al

Kërkesat pranohen deri më datën 20 Shtator 2018, ora 15:00.

Personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga shoqëria Albpetrol sh.a.

Albpetrol merr pjesë në kremtimet e 100-Vjetorit të Naftës Shqiptare

“100- Vjetori i Naftës Shqiptare” u kremtua më 10 Prill 2018 përmes një konference të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Albpetrol sh.a në qytetin e Kuçovës. Në këtë konferencë morën pjesë kompanitë më të mëdha të prodhimit të naftës në Shqipëri dhe figurat më të rëndësishme të industrisë së naftës ndër vite. Ndërkohë një vend i veçantë ju dedikua kompanive të shërbimit, të cilat ekspozuan pajisjet dhe teknologjitë më të fundit në fushën e naftës dhe gazit natyror.

Pusi i parë i kërkimit të naftës në Shqipëri filloi shpimin pikërisht 100 vjet më parë në Drashovicë të Vlorës, i projektuar nga gjeologu italian Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Amoretti, mbi bazën e studimeve gjeologjike që ata kishin kryer në vitin 1917. Për të shënuar këtë përvjetor u zgjodh jo rastësisht Kuçova pasi përfaqëson qytetin industrial që ka jetuar dhe jeton nga nafta që prej kohës kur kompanitë italiane zhvillonin operacionet e kërkimit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ambasadori i Italisë në Tiranë Alberto Cutillo, Kryebashkiaku Selfo Kapllani, deputetët e zonës, Administratori i Albpetrol sh.a, Kastriot Bejtaj, dhe përfaqësues të kompanive TAP e SHELL vizituan nga afër puset e rralla me rrotë të cilat japin prodhim që nga vitet 1930 deri në ditët e sotme.

Më pas aktiviteti vijoi me simpoziumin shkencor, i cili u zhvillua në kinemanë e qytetit të Kuçovës. Gjatë fjalës së tij Ministri Gjiknuri u ndal tek potencialet që ofron Shqipëria në fushën e kërkimit të naftës.”Ka një interes të shtuar për fushat e naftës në Shqipëri, për mundësi të tjera të eksplorimit qoftë në tokë, qoftë në det nga kompani shumë të mëdha ndërkombëtare. Kjo është një shenjë e mire që ne duhet ta përqafojmë dhe të bëjmë çmos që ato ti kemi këtu”, u shpreh Ministri Gjiknuri. Ndërkohë përfaqësuesit e Albpetrol i shpjeguan ministrit dhe të pranishmëve potencialet naftëmbajtëse të Shqipërisë dhe hapat që po ndërmerren për zhvillimin e teknologjisë me qëllim rritjen e prodhimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: E vërteta e ristrukturimit të Albpetrol

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh keqardhje për deklarimet e bëra në media nga deputeti i subjektit politik Partia Demokratike z.Luan Baçi referuar reformës që po kryhet në shoqërinë Albpetrol. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjen rastin të hedhë poshtë si të pavërteta spekulimet e bëra nga deputeti dhe sqaron opinionin publik sa vijon:

Shoqëria, Albpetrol sh.a ka hyrë në fazën e ristrukturimit, një proces i nisur në Janar 2018 dhe që ka si synim përmirësimin e treguesve të punës dhe treguesve ekonomiko financiar të shoqërisë. Pas një analize të thelluar të situatës së kompanisë, dhe bazuar në ristrukturimin e përgjithshëm që po i bëhet industrisë së naftës në Shqipëri, Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë vendosi që Albpetrol sh.a të kalojë përmes një ristrukturimi Organizativ, Strukturor dhe Reduktim të fuqisë punëtore.

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar bisedime intensive me Sindikatën, e cila përfaqëson punonjësit e Albpetrol sh.a dhe bashkërisht është rënë dakord për kriteret që do të përdoren për procesin e ristrukturimit. Ky proces, për herë të parë, është kryer në një transparencë të plotë dhe me pjesëmarrjen e të gjitha strukturave. Një komision i posaçëm i përbërë nga administrata e shoqërisë dhe përfaqësuesit e Sindikatës ka shqyrtuar strukturën organizative të shoqërisë, performancën personale të punës të punonjësve dhe ka përcaktuar kriteret e ristrukturimit bazuar në: Arsimimin; Kualifikimin profesional; Vjetërsinë në punë në Industrinë e Naftës. Madje një kriter i veçantë ka qenë që asnjë i përndjekur politik, ose familjarë të të përndjekurve politikë, të mos preken nga ristrukturimi.

Këta punonjës janë trajtuar në përputhje me legjislacionin shqiptar duke marrë kompensimin financiar sipas Kodit të Punës. Të gjithë punonjësit kanë marrë menjëherë kompensimin financiar. Në përfundim të procesit të ristrukturimit të shoqërisë, Albpetrol sh.a ka trajtuar financiarisht 459 punonjës të cilët janë larguar nga puna. Punonjësit e larguar janë të profesioneve të ndryshme ku peshën më të madhe e zënë punonjësit pa poste pune që përputhen me aftësitë e tyre dhe me arsim që nuk përputhet me postin apo me industrinë e naftës.

Gjatë kësaj periudhe, Albpetrol sh.a nuk ka punësuar asnjë person të ri në punë. Madje edhe nëse do të hapen vende të reja pune, prioritet do të kenë punonjësit e prekur nga procesi i ristrukturimit nëse plotësojnë kushtet profesionale. Të gjithë këta punonjës janë vendosur në listat e pritjes. Opinioni publik duhet ta dijë se deri 5 vite më parë, Albpetrol ishte një kompani e cila rezultonte vetëm me humbje financiare ndërsa kishte në punë mbi 3.000 punonjës, pjesa më e madhe e të cilëve ishin militantë partiak pa lidhje me funksionin e punës.

Referuar pretendimit rreth Statusit të Naftëtarit, i kujtojmë opinionit publik se ndonëse naftëtarët e kërkuan prej afro një dekade fitimin e kësaj të drejte, ajo u bë realitet vetëm nga qeverisja e Partisë Socialiste gjatë vitit 2017. Në zbatim të legjislacionit në fuqi, deri më tani janë shqyrtuar dhe miratuar rreth 1800 aplikime duke miratuar dhënien e dëshminë përkatëse punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit. Në MIE kanë ardhur mbi 10500 dosje të personave që kërkojnë të pajisen me Dëshmi Zyrtare Identifikuese nga Komisioni i dhënies se Dëshmisë dhe procesi i shqyrtimit po vazhdon normalisht.

Referuar pretendimeve rreth Institutit Shkencor të Naftës, i kujtojmë opinionit publik se ishte pikërisht qeverisja e Partisë Demokratike që në vitin 2006, në kuadër të të ashtuquajturës reforme për shkencën, mori vendimin absurd për mbylljen e ish-Qendrës Kombëtare Shkencore te Hidrokarbure, trashëguesja e ish-Institutit te Naftës.

Pikërisht për te korrigjuar këtë vendim nga ana e qeverise dhe pët te mundësuar rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të Palës Shqiptare në industrinë hidrokarbure në përgjithësi dhe sidomos në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, duke garantuar ndërtimin e politikave të tilla, të cilat do të rrisin efektivitetin dhe eficencën e shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure të cilat sikundër dihet janë shteruese, jo të rinovueshme, dhe strategjike për zhvillimin ekonomik, dhe jo vetëm, të vendit u ndërmor iniciativa ligjore per ringritjen e tij i cili eshte miratuar me ligjin 6/2017. Aktualisht puna është në fazën përfundimtare të përgatitjes së të gjithë akteve të nevojshme nënligjore për

DSA Shitje nafte brut, sasia 56 000 ton

  1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.
  1. Data e zhvillimit të ankandit: 14.08.2018, ora 11:00.
  1. Lloji i Procedurës të ankandit: Procedure e hapur.
  1. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 56 000 ton.
  1. Afati i evadimit: 150 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
  1. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftes brut, sasia 56 000 ton.
  1. Vlera fillestare:

Ne kushtet FOB:

Çmimi minimal fillestar per njësi është:

74,5 %  e Çmimit Brent + K

Në pikat e lëvrimit:

Çmimi minimal fillestar për njësi është:

74,5 %  e Çmimit Brent – 3,26 USD/bbl  + K

  • 74,5 % është koeficenti i cili përfaqeson karakteristikat mesatare të naftës (pesha specifike, aciditeti i naftës, % e squfurit).
  • Brent është çmimi në $/bbl i Brent i Platts, i publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik.
  • 3,26 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim).
  • K- është vlera $/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K≥0).
  1. Vendndodhja e naftës brut: Albpetrol sha Patos: Në pikat e lëvrimit CTF Marinëz (Bankers/HUB Fier), Stacioni Usojë, Stacioni Visokë, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë.
  1. Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë.
  1. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: në zyrën e protokollit Kati 1 tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, datë 14.08.2018, ora 11:00.
  1. Data e hapjes së ofertave: datë 14.08.2018, ora 11:00, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë.
  1. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës me paraqitjen e një kërkesë me shkrim ose në faqen zyrtare të “Albpetrol” sha www.albpetrol.al dhe në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë www.infrastruktura.gov.al.

Dokumente me pagesë:

Po       Jo X
  1. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës në kopje fizike, me poste ose dorazi, përpara datës dhe orës së zhvillimit të ankandit, në vendin e përcaktuar në dokumentat e ankandit.

 Dokumentet si me poshte:

– DSA Shitje nafte Brut 56 000 ton

– Njoftimi i ankandit-56 000 ton / Auction Announcement -56 000 ton

 

 

 

Statusi i Naftetarit

Kjo ndërfaqe është një hapësirë e dedikuar për Statusin e Naftëtarit dhe procedurat e zhvilluara nga shoqëria Albpetrol sh.a rreth tij. Në këtë hapësirë ju do të gjeni një informacion të detajuar në lidhje me numrin e aplikimeve të mbërritura në shoqërinë Albpetrol sh.a dhe aplikimeve të përpunuara nga ana jonë.

– Deri më sot Albpetrol sh.a ka përpunuar dhe ka lëshuar vërtetime të posaçme zyrtare për 1874 raste.

– Rreth 95 aplikime të reja janë në proces përpunimi dhe vërtetimet e posaçme për këto aplikime pritet që të lëshohen brenda disa ditësh.

Albpetrol sh.a njofton të gjithë personat që përfitojnë nga Statusi i Naftëtarit sipas ligjit Nr.8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.425 datë 10.05.2017, që disponon dokumentacion për periudhën që kanë punuar në shoqërinë Albpetrol sh.a nga viti 1994 dhe në vazhdim. Për periudhën përpara vitit 1994, dokumentet mund të merren pranë Sigurimeve Shoqërore ose arkivave të tjera.

Ndryshon administratori i Albpetrol sh.a

Në kuadër të procesit të ristrukturimit në të cilin është futur tashmë shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar ndryshimin e administratorit.

Ing. Kastriot Bejtaj, i cili momentalisht mbante postin e Drejtorit Teknik në Albpetrol sh.a., është emëruar administratori i ri i shoqërisë ndërsa drejtuesi i deri më tanishëm, z. Endri Puka, është larguar për t’u angazhuar në një tjetër detyrë.

Aktualisht, një grup ndërministror është ngritur me urdhër të Kryeministrit dhe po studion skenarët më të mirë për ristrukturimin e shoqërisë. Zoti Bejtaj do të jetë pjesë e grupit ndërministror për ristrukturimin e Albpetrol sh.a si dhe do të udhëheqë të gjithë procesin e ristrukturimit në Albpetrol sh.a.

Kastriot Bejtaj është një inxhinier me një përvoje 35 vjeçare në industrinë e naftës në Shqipëri ku ka punuar për kompani vendase dhe të huaja. Z. Bejtaj është diplomuar në vitin 1983 si Inxhinier Gjeofizike dhe po atë vit ka nisur punë në industrinë e naftës.

Gjatë 35 viteve eksperiencë z. Bejtaj ka bashkëpunuar me kompani ndërkombëtare që kanë kryer aktivitet kërkimi dhe prodhimi për naftë e gaz në Shqipëri si: Shell Albania Exploration and Production; Geophysical Institute of Israel; APIC Petroleum Corp; Petromanas Albania GmbH-Albanian Branch etj.

Gjatë katër viteve të drejtimit të shoqërisë Albpetrol sh.a nga Administratori Endri Puka, kompania ka pasur rezultate të shkëlqyera për sa i takon rritjes së prodhimit, fitimit dhe dividentit të paguar në shtet. Në bilancin e fundit të audituar, atë të vitit 2016, shoqëria Albpetrol sh.a ka realizuar një fitim prej 1.5 miliardë lekësh.

 

100 vjetori i Industrise se Naftes

Në vitin e 100 vjetorit të Industrisë së Naftës, punonjësit e shoqërisë Albpetrol kanë një kontratë të re kolektive, e cila ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2018. Kontrata e re kolektive ka një kohëzgjatje prej tre vitesh dhe në të përfshihen një sërë përfitimesh të reja për punonjësit. Kjo është risia e dytë për punonjësit e Albpetrol sh.a pas përfitimeve të Statusit të Naftëtarit, të cilat kanë filluar tashmë.

 

Diskutimet për këtë kontratë kanë nisur 7 muaj më parë me Sindikatën e Re të Naftëtarëve Shqiptarë, e cila është asistuar në këtë proces edhe nga Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social dhe Ambasada Suedeze. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar disa takime konsultative me përfaqësitë e punonjësve dhe sindikatës deri sa është arritur varianti përfundimtar.

 

Kontrata bazohet në Ligjet e Shtetit Shqiptar, Statutin dhe Rregulloret e brendshme të shoqërisë Albpetrol sh.a si dhe është përditësuar me Ligjin “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit” e miratuar së fundmi nga Parlamenti.

 

Risia e kësaj kontrate janë një sërë kushtesh që favorizojnë punonjësit si:

  •          Leje vjetore 5 javore për punonjësit që punojnë në profesionet e listuara në Statusin e Naftëtarit
  •          Shpërblime në raste martesash, lindje të fëmijëve, etj.
  •          Ndihme ekonomike per semundjet dhe per familjen ne rast vdekje.
  •          Trajtime suplementare për punonjësit me tituj dhe grada shkencore
  •          Pagesë për orët jashtë orarit zyrtar të punës etj.

 

Për sa i takon transportit të punonjësve, një pikë e cila është kërkuar me ngulm nga sindikata, shoqëria Albpetrol ka rënë dakord me kerkesat e punonjësve dhe ka sanksionuar në kontratën kolektive se do të sigurohet transporti falas nga Bashkitë që konsiderohen qytete pranë vendburimeve të naftës të tilla si Fier, Patos, Roskovec, Vlorë, Selenicë, Ballsh, Kucovë, Berat, Urë Vajgurore, Divjakë dhe Lushnje drejt Vendburimeve të naftës apo gazit që ndodhen në afërsi të këtyre Bashkive.

 

Një risi e kontratës kolektive është trajtimi ushqimor dhe trajtimi me antidodë. Gjithashtu për rastet kur punonjësit janë të ekspozuar ndaj aksidenteve në punë, Albpetrol sh.a, me shpenzimet e veta, do të kryejë sigurimin e jetës dhe do t’i garantojë punonjësve, në bashkëpunim me shoqëritë siguruese, trajtim të specializuar spitalor brenda apo jashtë vendit.

 

Kontrata parashikon edhe hapjen e një qendre shendetësore të specializuar me shërbim 24 orë për punonjësit e Albpetrol sh.a.

Aplikim për të përfituar Statusin e Naftëtarit

Njoftohen të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e shoqërisë Albpetrol sh.a se, bazuar në Ligjin Nr.8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit” dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.425 datë 10.05.2017, se ka filluar shpërndarja e dokumenteve për Statusin e Naftëtarit. Personat e interesuar që të pajisen me dokumentet përkatëse duhet të paraqiten pranë njërës prej qendrave të punës ku kanë punuar dhe të fillojnë procedurën.

Shoqëria Albpetrol sh.a sqaron të gjithë personat e interesuar se disponon dokumentacion për periudhën që kanë punuar në shoqërinë Albpetrol sh.a nga viti 1994 e në vazhdim. Për periudhën përpara vitit 1994, dokumentet mund të merren pranë Sigurimeve Shoqërore ose arkivave të tjera.

Personat që duan të pajisen me vërtetim të posaçëm zyrtar për periudhën përkatëse duhet të plotësojnë formularin përkatës, i cili mund të shkarkohet këtu ose mund të tërhiqet fizikisht pranë qendrave ku kanë punuar.

Formulari i plotësuar duhet të dorëzohet në qendrat ku keni punuar së bashku me një kopje të librezës të punës ose mund të dërgohet me postë në qendrën përkatëse.

Ankandi – Shitje gaz shoqerues, sasia 3 000 000 Nm3

NJOFTIMI I ANKANDIT

  1. Autoriteti shites: Albpetrol sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7
  1. Data e zhvillimit te ankandit: 03/10/2017
  1. Lloji i Procedurës standarde te ankandit: Procedure e hapur
  1. Objekti i Shitjes: Shitje gaz shoqerues, sasia 3 000 000 Nm3
  1. Afati i evadimit:   600 000 Nm3  brenda 1 viti nga data e nenshkrimit te kontrates dhe

3 000 000 Nm3 brenda 5 viteve nga data e nenshkrimit te kontrates.

  1. Përshkrim i shkurtër i objektit te shitjes: Shitje gaz shoqerues, sasia 3 000 000 Nm3, gaz i prodhuar ne vendburimin Cakran Mollaj.
  1. Vlera fillestare: Cmimi= 0,8 x TTF + K

‐   TTF eshte cmimi ne euro/mwh i gazit shoqerues te publikuar ne bursen hollandeze.

‐   K‐ eshte vlera euro/mwh e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal te shitjes te perllogaritur nga formula (K≥0).

‐   Per konvertimin e cmimit nga euro/mwh ne euro/Nm3 per gazin e vendburimit Cakran

Mollaj do te perdoret koeficenti 0.00781.

  1. Vendndodhja e gazit shoqerues: Albpetrol sha Patos

Vendburimi Cakran Mollaj

  1. Vendi i zhvillimit te ankandit: Ministria e Energjise dhe Industrise, Sheshi Skenderbej, Tirane, salla e mbledhjeve kati I‐re.

10. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ne zyren e protokollit te Ministrise se Energjise dhe Industrise, datë 03/10/2017, ora 11:00

Dokumentacioni – DST

Amonica – Njoftim per mediat

Ditёt e fundit nё disa media ёshtё publikuar njё informacion i pa vёrtetё dhe dashakeq nё lidhje me situatёn e krijuar nё vendburimin e Amonicёs, i cili mё parё administrohej nga kompania Phoenix Petroleum. Sipas kёtij informacioni dashakeq, Albpetrol sh.a pretendohet se i ka marrё pa tё drejtё vendburimin kompanisё Phoenix Petroleum. Me keqardhje duhet tё pёrgёnjeshtrojmё mediat qё kanё rёnё pre e kёtij mashtrimi i bёrё nga individё tё caktuar qё kanё lidhje ekonomike me kompaninё Phoenix Petroleum.

 

E vёrteta e kёsaj situate ёshtё si mё poshtё:

Vendburimi i Amonicёs nuk ёshtё territor i koncesionit tё shoqёrisё Phoenix Petroleum sh.a, pasi Marrёveshja Hidrokarbure “Pёr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nё Vendburimin e Amonicёs”, mbi bazёn e tё cilit kjo shoqёri kryente operacione hidrokarbure nё kёtё vendburim, ёshtё zgjidhur përpara afatit te parashikuar, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga Phoenix Petroleum sh.a. Nё bazё tё ligjit nr.7746, datё 28.07.1993 “Pёr hidrokarburet (kёrkimi dhe prodhimi) i ndryshuar, qё prej datёs 9 Mars 2017 shoqёria Albpetrol sh.a ka marrё autorizimin e Ministrisë sё Energjisë dhe Industrisë pёr tё kryer operacione pёr zhvillimin dhe shfrytёzimin e hidrokarbureve nё Vendburimin e Amonicës. Nё kёtё pikё duhet tё theksojmё qё vendburimi i Amonicёs ka qenё gjithmonё pasuri e shtetit Shqiptar nёn administrimin e shoqёrisё Albpetrol sh.a sic mund ta shihni edhe nё certifikatёn e pasurisё bashkёngjitur.

 

Prishja e marrёveshjes dhe marrja e vendburimit ёshtё pёr arsye se kompania nuk ka shlyer detyrimet financiare dhe ato nё naftё bruto nё pёrputhje me kontratёn dypalёshe; nuk ka kryer investimet e kёrkuara; ka keqmenaxhuar vendburimin etj.

 

Albpetrol duhet ta merrte kёtё vendburim qё nё muajin Qershor 2016, por me kёrkesё tё AKBN dhe MEI, kompanisё iu dha edhe njё shans i dytё tё shlyejё detyrimet qё kishte ndaj shoqёrisё Albpetrol sh.a. Pёr kёtё arsye ёshtё mbajtur edhe njё takim mё datё 28.06.2016 nё ambientet e MEI mes AKBN, Albpetrol sh.a, MEI dhe kompanisё Phoenix Petroleum ku kompania ka marrё pёrsipёr shlyerjen e detyrimeve. Duke qenё se deri nё muajin Shkurt 2017 kompania Phoenix Petroleum nuk i mbajti premtimet pёr shlyerjen e detyrimeve, Albpetrol sh.a procedoi me marrjen e vendburimit tё Amonicёs. (Bashkёngjitur procesverbali i takimit)

 

Theksojmё se situata e gjetur nё momentin e marrjes sё vendburimit qё ishte nё pёrdorim nga kompania Phoenix Petroleum ishte katastrofike. Jo vetёm qё nuk ishin kryer investimet e premtuara, por edhe gjendja e aseteve tё trashёguara nga Albpetrol sh.a kishte degjeneruar rёndshёm. Pёr kёtё mund t’i referoheni pamjeve filmike qё janё realizuar nё momentin e marrjes nё dorёzim tё vendburimit.

 

Ne materialet e publikuara nё media pёrdoret njё shkresё e firmosur nga drejtori i Agjencisё Kombёtare tё Burimeve Natyrore, ku pretendohet se Albpetrol nuk ka tё drejtё tё ndёrhyjё nё vendburimin e Amonicёs pasi ёshtё nё administrim tё Phoenix Petroleum. Pёr kёtё ju sqarojmё si mё poshtё:

 

  • Veprimtaria e AKBN zhvillohet nё bazё tё VKM nr. 547 datё 09.08.2016. Pretendimet se AKBN ёshtё institucioni i vetёm i autorizuar pёr operacionet hidrokarbure nё Republikёn e Shqipёrisё nuk gjen mbeshtetje nё kёtё VKM. AKBN ka vetem rol monitorues.
  • Ministria e Energjisё dhe Industrisё, si pёrfaqёsuese e pronarit shtet, me shkresёn Nr. 936/20 i ka bёrё tё qartё AKBN se “AKBN nuk ka asnjё rol dhe kompetencё pёr tё vlerёsuar apo disponuar mbi vendimin e Albpetrol pёr zgjidhjen e Marrёveshjes si dhe marrjen nё dorёzim tё Vendburimit.”
  • Po nё tё njёjtёn shkresё, Ministria e Energjisё dhe Industrisё, Organi Epror i AKBN ka konstatuar se AKBN nё mёnyrё tё pёrsёritur ka adresuar qendrime tё njёanёshme dhe tё pabazuara nё Legjislacionin nё fuqi.
  • Nga ana tjetёr, shoqёrisё Albpetrol i është dhёnё me Ligjin me Nr. 7746 datё 28.07.1993, Neni 12, pika 2, Autorizimin pёr kryerjen e Operacioneve Hidrokarbure nё pёrputhje me Listёn A ku perfshihet edhe Vendburimi i Amonicёs. Ju lutem gjeni bashkёngjitur Ligjin dhe Marrёveshjen Albpetrol plus Listёn A. Marrёveshja Albpetrol dhe Lista A konsiderohen pjesё e Ligjit.
  • Bazuar nё aktet ligjore dhe nёnligjore, Albpetrol e ka tё regjistruar edhe nё Zyrёn e Regjistrimit tё Pasurive tё Paluajtshme Objektin e Amonicёs. Nё Certifikatat e Pronёsisё shprehet qartё se Objektet e Naftёs dhe trualli nё kёtё vendburim janё Pronё e Republikёs sё Shqipёrisё nёn administrim tё Albpetrol sh.a. Ju lutem gjeni bashkёngjitur njё nga rreth 100 certifikatat e pronёsisё qё Albpetrol posedon pёr Vendburimin e Amonicёs.

 

Shprehim keqardhjen qё disa institucione shtetёrore bёhen palё me njё kontraktor qё nё shumё raste ka dorёzuar dokumenta false, ka kryer kontrabandё, ka mashtruar me garancitё bankare duke pёrfituar nё mёnyrё tё padrejtё nga AKBN mbi 1,300,000 USD dhe shumё vepra tё tjera, pёr tё cilat Albpetrol, nё mungesё tё reagimit nga ana e AKBN, i ёshtё drejtuar Prokurorisё duke kallёzuar shtetasit Isuf Berberi dhe Neim Kasa, pёrfaqёsues tё shoqёrise Phoenix Petroleum. Pёr mё tepёr, Albpetrol ka konstatuar se titullarё tё AKBN janё tё pёrfshirё nё konflikt interesi me kёtё shoqёri pasi, ndonёse e kanё tё ndaluar me ligj, pёrfitojnё kontrata dhe naftё bruto nga shoqёria Phoenix Petroleum nё mёnyrё direkte pёrmes disa shoqёrive ku janё aksionerё. Pёr kёtё cёshtje Albpetrol sh.a i ёshtё drejtuar MEI duke kёrkuar verifikimin e situatёs pasi duke abuzuar me detyrёn dhe me veprimet e tyre tё paligjshme, kёta shtetarё po dёmtojnё rёndё interesat e shtetit shqiptar.

 Dokumentacionet:

1 – Certifikate Pronesie

2- Ligji, Marreveshja dhe lista

3-Vendim krijim AKBN

4-Procesverbal takimi

5- Pamjet filmike te transmetuara

 

Drejtoria e Marketingut dhe

Marrëdhënieve me Publikun

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.