Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh keqardhje për deklarimet e bëra në media nga deputeti i subjektit politik Partia Demokratike z.Luan Baçi referuar reformës që po kryhet në shoqërinë Albpetrol. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjen rastin të hedhë poshtë si të pavërteta spekulimet e bëra nga deputeti dhe sqaron opinionin publik sa vijon:

Shoqëria, Albpetrol sh.a ka hyrë në fazën e ristrukturimit, një proces i nisur në Janar 2018 dhe që ka si synim përmirësimin e treguesve të punës dhe treguesve ekonomiko financiar të shoqërisë. Pas një analize të thelluar të situatës së kompanisë, dhe bazuar në ristrukturimin e përgjithshëm që po i bëhet industrisë së naftës në Shqipëri, Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë vendosi që Albpetrol sh.a të kalojë përmes një ristrukturimi Organizativ, Strukturor dhe Reduktim të fuqisë punëtore.

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar bisedime intensive me Sindikatën, e cila përfaqëson punonjësit e Albpetrol sh.a dhe bashkërisht është rënë dakord për kriteret që do të përdoren për procesin e ristrukturimit. Ky proces, për herë të parë, është kryer në një transparencë të plotë dhe me pjesëmarrjen e të gjitha strukturave. Një komision i posaçëm i përbërë nga administrata e shoqërisë dhe përfaqësuesit e Sindikatës ka shqyrtuar strukturën organizative të shoqërisë, performancën personale të punës të punonjësve dhe ka përcaktuar kriteret e ristrukturimit bazuar në: Arsimimin; Kualifikimin profesional; Vjetërsinë në punë në Industrinë e Naftës. Madje një kriter i veçantë ka qenë që asnjë i përndjekur politik, ose familjarë të të përndjekurve politikë, të mos preken nga ristrukturimi.

Këta punonjës janë trajtuar në përputhje me legjislacionin shqiptar duke marrë kompensimin financiar sipas Kodit të Punës. Të gjithë punonjësit kanë marrë menjëherë kompensimin financiar. Në përfundim të procesit të ristrukturimit të shoqërisë, Albpetrol sh.a ka trajtuar financiarisht 459 punonjës të cilët janë larguar nga puna. Punonjësit e larguar janë të profesioneve të ndryshme ku peshën më të madhe e zënë punonjësit pa poste pune që përputhen me aftësitë e tyre dhe me arsim që nuk përputhet me postin apo me industrinë e naftës.

Gjatë kësaj periudhe, Albpetrol sh.a nuk ka punësuar asnjë person të ri në punë. Madje edhe nëse do të hapen vende të reja pune, prioritet do të kenë punonjësit e prekur nga procesi i ristrukturimit nëse plotësojnë kushtet profesionale. Të gjithë këta punonjës janë vendosur në listat e pritjes. Opinioni publik duhet ta dijë se deri 5 vite më parë, Albpetrol ishte një kompani e cila rezultonte vetëm me humbje financiare ndërsa kishte në punë mbi 3.000 punonjës, pjesa më e madhe e të cilëve ishin militantë partiak pa lidhje me funksionin e punës.

Referuar pretendimit rreth Statusit të Naftëtarit, i kujtojmë opinionit publik se ndonëse naftëtarët e kërkuan prej afro një dekade fitimin e kësaj të drejte, ajo u bë realitet vetëm nga qeverisja e Partisë Socialiste gjatë vitit 2017. Në zbatim të legjislacionit në fuqi, deri më tani janë shqyrtuar dhe miratuar rreth 1800 aplikime duke miratuar dhënien e dëshminë përkatëse punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit. Në MIE kanë ardhur mbi 10500 dosje të personave që kërkojnë të pajisen me Dëshmi Zyrtare Identifikuese nga Komisioni i dhënies se Dëshmisë dhe procesi i shqyrtimit po vazhdon normalisht.

Referuar pretendimeve rreth Institutit Shkencor të Naftës, i kujtojmë opinionit publik se ishte pikërisht qeverisja e Partisë Demokratike që në vitin 2006, në kuadër të të ashtuquajturës reforme për shkencën, mori vendimin absurd për mbylljen e ish-Qendrës Kombëtare Shkencore te Hidrokarbure, trashëguesja e ish-Institutit te Naftës.

Pikërisht për te korrigjuar këtë vendim nga ana e qeverise dhe pët te mundësuar rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të Palës Shqiptare në industrinë hidrokarbure në përgjithësi dhe sidomos në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, duke garantuar ndërtimin e politikave të tilla, të cilat do të rrisin efektivitetin dhe eficencën e shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure të cilat sikundër dihet janë shteruese, jo të rinovueshme, dhe strategjike për zhvillimin ekonomik, dhe jo vetëm, të vendit u ndërmor iniciativa ligjore per ringritjen e tij i cili eshte miratuar me ligjin 6/2017. Aktualisht puna është në fazën përfundimtare të përgatitjes së të gjithë akteve të nevojshme nënligjore për