Blog

Covid-19, të tregojmë kujdes dhe përgjegjshmëri

Albpetrol sh.a ka marrë masat e para për të minimizuar rreziqet potenciale që mund të vijnë nga Covid-19. Në të gjitha qendrat e punës ka nisur procesi i dezinfektimit të përditshëm. Ekipet e Albpetrol po kryejnë dezinfektime me klor të lëngshëm të ambienteve sanitare dhe ambienteve të tjera. Ndërkohë në ambientet e punës janë afishuar masat që duhet të marrin për të parandaluar përhapjen e virusit.

Nuk është momenti të frikësohemi, por të tregojmë kujdes dhe përgjegjshmëri.

 

Praktikat e punës dhe punësimi, Albpetrol sh.a marrëveshje me UPT

Albpetrol sh.a dhe Universiteti Politeknik i Tiranës nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, e cila i hap rrugë zhvillimit të praktikave profesionale të studentëve të Gjeologji Minierave në shoqërinë shtetërore të naftës. Marrëveshja u nënshkrua nga Administratorja e Albpetrol sh.a, Znj. Eriola Muka dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari. Nënshkrimi i marrëveshjes është vetëm hapi i parë, përmes të cilit Albpetrol sh.a u jep mundësi studentëve të zhvillojnë praktikat profesionale në industrinë e naftës, por edhe një mundësi konkrete punësimi në përfundim të praktikave.

Marrëveshja do të vijojë me rritjen e bashkëpunimit për krijimin në të ardhmen të një bërthame teknicienësh për çështje të ndryshme tekniko-shkencore që mund t’i shërbejnë si shoqërisë publike të naftës, ashtu edhe Universitetit.

Ankand për shitjen e naftës brut nga Shoqëria Albpetrol sh.a

                

NJOFTIMI I ANKANDIT

1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

2. Data e zhvillimit të ankandit: 06.02.2020, ora 11:00.

3. Lloji i Procedurës të ankandit: “Procedure e hapur”.

4. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 31 000 ton.

5. Afati i evadimit: 90 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 31 000 ton.

 

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

7. DSA Shitje nafte Brut 31 000 ton date 29.01.2020

2. Njoftimi i ankandit-31 000 ton

Auction Announcement -31 000 ton

                            

                                       

Festat e fundvitit, Balluku në Fier: Nga 1 janari rrisim me 18% pagat e naftëtarëve

Viti 2020 do t’i gjejë punonjësit e Albpetrol sh.a me më shumë të ardhura për familjet e tyre. Duke filluar nga 1 Janari, punonjësit naftëtarë do të përfitojnë një rritje page, mesatarisht 18 përqind.

Lajmi i mirë ju dha punonjësve dhe familjeve të tyre nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë festës të Vitit të Ri të organizuar për fëmijët e naftëtarëve nga Fieri, Patosi, Mallakastra, Roskoveci, Kuçova, Selenica etj. Në këtë ceremoni ministrja shoqërohej nga Administratorja e Albpetrol, Eriola Muka,

“Festat e fund vitit janë momente festive për të gjithë dhe ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët. Për këtë arsye, – tha ministrja Balluku- duhet treguar vëmendje që gjithkush të ketë mundësi të gëzojë në këtë fund vit”.

Ministrja vlerësoi gjithashtu sakrificën e naftëtarëve, duke sjellë në vëmendje faktin se punojnë në një sektor me mjaft vështirësi.

“Unë jam shumë e lumtur sot që takoj fëmijët e naftëtarëve, të cilët janë nga punëtorët më të dalluar dhe kanë qenë në të gjitha kohërat. Janë njerëz që impenjohen shumë, puna është e vështirë, besoj që mami dhe babi ju kanë treguar gjithmonë sesa e vështirë është të punosh në fushën e naftës, por ata ja dalin gjithmonë me sukses. Kemi dhe një lajm të mirë për ta, që të gjithë naftëtarëve ne kemi vendosur t’ju rrisim edhe pagën, por më pas këto do t’i bisedoj Erjola me prindërit tuaj”, u shpreh ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me administratoren e Albpetrol, kanë shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët duke krijuar momente festive.  Fëmijët festuan me babagjyshin e Vitit të Ri dhe personazhet e tyre të preferuara dhe u argëtuan me dhuratat e shumta e përgatitura enkas për ta.

Albpetrol ndodhet në procesin e një reformimi të thellë. Strategjia e re për këtë reformimin bazohet në disiplinimin e kësaj ndërmarrje me synim rritjen e efikasitetit. I gjithë personeli prej 1800 punonjësish po kalon në një sitë të imët për të vlerësuar dobinë dhe përgjegjësinë që secili ka dhe sjell në ndërmarrje, duke larguar nga organika e fryrë personat të cilët nuk kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese të kompanisë. Edhe prodhimi është nën fokus të plotë të këtij procesi reformues dhe vetëm në tre muajt e fundit tetor – dhjetor kemi një rekuperim prej  1500 – 1600 ton gjithsej, me një bazë ditore shtesë 21 ton/ditë.

E gjitha kjo ka sjell mundësinë për të vlerësuar drejtë ata naftëtarë të cilët kryejnë detyrën dhe janë në konformitet me kontratën e punës. Kjo rritje e konsiderueshme page, synon nxitjen e mëtejshme të kësaj ndërmarrje për të arritur sa më parë objektivat e vendosura nga MIE në sektorin e hidrokarbureve për vitin e ri 2020.

Njoftim për vende vakant pune

Shoqëria Albpetrol sh.a shpall njoftimin për 19 (nëntëmbëdhjetë) vende vakante pune në Qendrat e Punës të shoqërisë.

Kandidatët e interesuar për këto vende pune duhet të dërgojnë një kopje të CV-së personale dhe një kopje të diplomave të përfituara në adresën bnj@albpetrol.al  ose të paraqitet personalisht në zyrën e Burimeve Njerëzore në shoqërinë Albpetrol sh,a me adresë: Rr. Fier-Patos, Km.7, Patos, brenda datës 4 Dhjetor 2019, ora 15:00.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • CV (Jetëshkrim)
  • Kërkesë me shkrim për aplikim për vendet vakante
  • Fotokopje e Diplomës e noterizuar
  • Fotokopje e librezës të punës

Personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga shoqëria Albpetrol sh.a për t’u paraqitur personalisht në zyrat e Administratës së shoqërisë për të vijuar procedurat përkatëse.

Më poshtë  mund të shkarkoni kriteret për vendin e punës që jeni të interesuar:

Njoftim Punesimi Axhustator – Montator QMN Kucove

Njoftim Punesimi Axhustator QPN Kucove (1)

Njoftim Punesimi Drejtor i Shitjeve ne QASHNG

Njoftim Punesimi Ekonomist i Q.P.N Kucove

Njoftim Punesimi Galvanizues Qendra Mekanike Kucove

Njoftim Punesimi Inxhinier Elektrik QFSHE

Njoftim Punesimi Inxhinier Nafte QAKP

Njoftim Punesimi Krye Operator Remonti QPN Kucove (1)

NJoftim Punesimi Operator Gazi Q.P.N FIER

NJoftim Punesimi Operator Prodhimi Q.P.N FIER

Njoftim Punesimi Operator Prodhimi 3 – QPN Kucove

Njoftim Punesimi Operator Studimi

Njoftim Punesimi Pergjegjes Stacioni Tranagat

Njoftim Punesimi QEMNG Murator

Njoftim Punesimi QEMNG Punetor Izolimi

NJoftim Punesimi Sanitare QPN Kucove

Njoftim Punesimi Specialist Gjeolog QPN Kucove

Njoftim Punesimi Specialist ne Sallen e Laboratorit QFSHE (1)

Njoftim Punesimi Traktorist Remonti QPN Kucove (1)

Vlerësim dhe Mirënjohje për dy punonjëset që dalin në pension

Znj. Iraida Zoto dhe Znj. Parashqevi Laçka janë vlerësuar për kontributin e tyre në industrinë e naftës prej më shumë se 35 vitesh secila

Shoqëria Albpetrol sh.a ka nderuar në një ceremoni të veçantë dy zonja të nderuara, të cilat për më shumë se 35 vite secila kanë punuar në industrinë e naftës. Znj. Iraida Zoto dhe Znj. Parashqevi Laçka kanë mbushur moshën e pensionit dhe në ditën e tyre të fundit të punës, janë nderuar në një ceremoni të veçantë.

Znj. Iraida Zoto ka nisur punë në industrinë e naftës në vitin 1984 si galvanizuese në Uzinën Mekanike të Naftës në Kuçovë. Ndërkohë Znj. Parashqevi Laçka ka nisur punë po në këtë vit në Qendrën e Prodhimit të Naftës Kuçovë. Me rastin e daljes në pension, shoqëria Albpetrol iu dorëzoi të dy zonjave një “Certifikatë Mirënjohje” për punën dhe përkushtimin e tyre.

Gjatë ceremonisë të zhvilluar në qytetin e Kuçovës u vlerësua roli dhe kontributi i këtyre dy zonjave në industrinë e naftës si dhe u prezantua vizioni i ri i shoqërisë, i cili do të ketë vëmendjen maksimale për secilin punëtor, duke u fokusuar sidomos tek punonjësit e thjeshtë.

Vihet në punë kaldaja e Gorishtit, përpunohen 120 m3 fluid në 48 orë

Kaldaja nuk ishte në punë prej dy vitesh duke krijuar vështirësi në proceset e punës. Riparimi u krye nga vetë ekipet e Albpetrol sh.a

Ekipet e shoqërisë Albpetrol sh.a kanë rivënë në punë kaldajën e vendburimit të Amonicës, e cila nuk funksiononte prej dy vitesh. Mungesa e kësaj kaldaje kishte krijuar probleme të mëdha në prodhimin dhe trajtimin e naftës në këtë vendburim, pasi fluidi transportohej me autobote në Gorisht ku i nënshtrohej procesit të dekantimit. Në sajë të një investimi minimal dhe punës të mirë të bërë nga vetë punonjësit e Albpetrol, Kaldaja e Amonicës tashmë punon me funksionalitet të plotë duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e trajtimit të naftës.

Tashmë, kaldaja e re mund të përpunojë deri në 120 metër kub fluid në 48 orë duke trajtuar naftën sipas parametrave zyrtarë të shitjes. Kjo do të sjellë një ulje të kostove të transportit të naftës dhe zvogëlim të kohës të përpunimit të saj. Vënia në punë e kaldajës në Gorisht sjell optimizimin e fuqisë punëtore dhe rritje të të ardhura për kompaninë. Investimet po vijojnë edhe në qendrat e tjera të punës duke u fokusuar tek përmirësimi i performancës të shoqërisë.

       

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.