Specialist në Sektorin Juridik, Drejtoria e Marrëveshjeve Hidrokarbure
Njoftim për vend vakant pune
Shoqëria “Albpetrol SH.A”, shoqëri me pronësi publike, kërkon të punësojë në pozicionin “Specialist” në Sektorin Juridik pranë Drejtorisë së Marrëveshjeve Hidrokarbure të administratës së shoqërisë Albpetrol sh.a, një kandidat profesionist, i cili duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
Aftësitë e kërkuara:
Arsimimi
- Diplomë për Drejtësi në një nga universitetet e akredituara në vend apo në universitete të tjera të huaja;
- Te jete i pajisur me dëshmi të gjuhës angleze; (në nivel të avancuar)
Eksperiencë pune
- Të paktën 5 vite eksperiencë pune përkatëse në pozicionin Jurist apo te tjera ne fushen juridike.
Cilësitë
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit për Hidrokarburet;
- Njohuri të mira për shoqëritë tregtare, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre.
- Aftësi personale për të komunikuar dhe menaxhuar të gjitha nivelet e strukturave financiare.
- Aftësi për të vendosur objektiva dhe për të marrë vendime bazuar në analiza korrekte, në kohën e duhur dhe në përputhje me legjislacionin financiar.
- Aftësi për të planifikuar, menaxhuar, ndjekjen e detyrave dhe komunikimi në të gjitha nivelet e Shoqërisë Anonime;
- Aftësi për të trajtuar informacion konfidencial në mënyrë të ndjeshme;
- Aftësi për të kryer shumë detyra, për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet.
- Nivel i lartë integriteti, besueshmërie dhe orientimi të rezultateve.
- Aftësitë kompjuterike janë thelbësore.
Kandidatet që plotësojnë kushtet e mësipërme dhe dëshirojnë që të aplikojnë duhet të dërgojnë kërkesën e tyre, së bashku me:
- CV (Jetëshkrim/Curriculum Vitae);
- Fotokopje e Diplomës e noterizuar;
- Raport mjeko – ligjor qe verteton aftesine per te punuar;
- Deshmi penaliteti;
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën [email protected]
Kërkesat pranohen deri më datën 20 Shtator 2018, ora 15:00.
Personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga shoqëria Albpetrol sh.a.
Albpetrol merr pjesë në kremtimet e 100-Vjetorit të Naftës Shqiptare
“100- Vjetori i Naftës Shqiptare” u kremtua më 10 Prill 2018 përmes një konference të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Albpetrol sh.a në qytetin e Kuçovës. Në këtë konferencë morën pjesë kompanitë më të mëdha të prodhimit të naftës në Shqipëri dhe figurat më të rëndësishme të industrisë së naftës ndër vite. Ndërkohë një vend i veçantë ju dedikua kompanive të shërbimit, të cilat ekspozuan pajisjet dhe teknologjitë më të fundit në fushën e naftës dhe gazit natyror.
Pusi i parë i kërkimit të naftës në Shqipëri filloi shpimin pikërisht 100 vjet më parë në Drashovicë të Vlorës, i projektuar nga gjeologu italian Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Amoretti, mbi bazën e studimeve gjeologjike që ata kishin kryer në vitin 1917. Për të shënuar këtë përvjetor u zgjodh jo rastësisht Kuçova pasi përfaqëson qytetin industrial që ka jetuar dhe jeton nga nafta që prej kohës kur kompanitë italiane zhvillonin operacionet e kërkimit.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ambasadori i Italisë në Tiranë Alberto Cutillo, Kryebashkiaku Selfo Kapllani, deputetët e zonës, Administratori i Albpetrol sh.a, Kastriot Bejtaj, dhe përfaqësues të kompanive TAP e SHELL vizituan nga afër puset e rralla me rrotë të cilat japin prodhim që nga vitet 1930 deri në ditët e sotme.
Më pas aktiviteti vijoi me simpoziumin shkencor, i cili u zhvillua në kinemanë e qytetit të Kuçovës. Gjatë fjalës së tij Ministri Gjiknuri u ndal tek potencialet që ofron Shqipëria në fushën e kërkimit të naftës.”Ka një interes të shtuar për fushat e naftës në Shqipëri, për mundësi të tjera të eksplorimit qoftë në tokë, qoftë në det nga kompani shumë të mëdha ndërkombëtare. Kjo është një shenjë e mire që ne duhet ta përqafojmë dhe të bëjmë çmos që ato ti kemi këtu”, u shpreh Ministri Gjiknuri. Ndërkohë përfaqësuesit e Albpetrol i shpjeguan ministrit dhe të pranishmëve potencialet naftëmbajtëse të Shqipërisë dhe hapat që po ndërmerren për zhvillimin e teknologjisë me qëllim rritjen e prodhimit.
Prodhimi i gazit natyror
Prodhimi dhe përdorimi i gazit në Shqipëri ka filluar në vitin 1963, duke shfrytëzuar formacionet me gaz kondesat në rajonin Bubullima. Vendburimet e gazit natyror kryesisht ndodhen në zonën e bregdetit Shqiptar dhe të ultësirës pran-Adriatike. Depozitimet gazmbajtëse në këto vendburime lidhen me trupat ranor që kryesisht i përkasin Tortonianit, Messinianit dhe Pliocenit.
Rezervat e nxjerrshme të gazit deri më 01.01.2018 janë:
- Gazi shoqërues (Nm3) 14.13 billion
- Rezervat e nxjerrshme të gazit shoqërues (Nm3) 10.09 billion
- Gazi natyror (Nm3) 4.9 billion
- Rezervat e nxjerrshme të gazit natyror (Nm3) 3.04 billion
Aktualisht rezervat e gazit dhe nivelet e prodhimit të tij janë të ulta të krahasuara me ato të naftës. Gazi i prodhuar është kryesisht acid me përmbajtje të lartë të H2S dhe CO2.
Shfrytëzimi i prodhimit të gazit bazohet në:
– Maksimizimin e prodhimit nga puset ekzistuese dhe rikthimin në punë të puseve të fondit të ndalur në vendburimet ekzistuese të gazit.
– Përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit dhe transportit nëpërmjet përdorimit të një sistemi të mbyllur, veçanërisht për gazin shoqërues në fushat ekzistuese të naftës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: E vërteta e ristrukturimit të Albpetrol
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh keqardhje për deklarimet e bëra në media nga deputeti i subjektit politik Partia Demokratike z.Luan Baçi referuar reformës që po kryhet në shoqërinë Albpetrol. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjen rastin të hedhë poshtë si të pavërteta spekulimet e bëra nga deputeti dhe sqaron opinionin publik sa vijon:
Shoqëria, Albpetrol sh.a ka hyrë në fazën e ristrukturimit, një proces i nisur në Janar 2018 dhe që ka si synim përmirësimin e treguesve të punës dhe treguesve ekonomiko financiar të shoqërisë. Pas një analize të thelluar të situatës së kompanisë, dhe bazuar në ristrukturimin e përgjithshëm që po i bëhet industrisë së naftës në Shqipëri, Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë vendosi që Albpetrol sh.a të kalojë përmes një ristrukturimi Organizativ, Strukturor dhe Reduktim të fuqisë punëtore.
Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar bisedime intensive me Sindikatën, e cila përfaqëson punonjësit e Albpetrol sh.a dhe bashkërisht është rënë dakord për kriteret që do të përdoren për procesin e ristrukturimit. Ky proces, për herë të parë, është kryer në një transparencë të plotë dhe me pjesëmarrjen e të gjitha strukturave. Një komision i posaçëm i përbërë nga administrata e shoqërisë dhe përfaqësuesit e Sindikatës ka shqyrtuar strukturën organizative të shoqërisë, performancën personale të punës të punonjësve dhe ka përcaktuar kriteret e ristrukturimit bazuar në: Arsimimin; Kualifikimin profesional; Vjetërsinë në punë në Industrinë e Naftës. Madje një kriter i veçantë ka qenë që asnjë i përndjekur politik, ose familjarë të të përndjekurve politikë, të mos preken nga ristrukturimi.
Këta punonjës janë trajtuar në përputhje me legjislacionin shqiptar duke marrë kompensimin financiar sipas Kodit të Punës. Të gjithë punonjësit kanë marrë menjëherë kompensimin financiar. Në përfundim të procesit të ristrukturimit të shoqërisë, Albpetrol sh.a ka trajtuar financiarisht 459 punonjës të cilët janë larguar nga puna. Punonjësit e larguar janë të profesioneve të ndryshme ku peshën më të madhe e zënë punonjësit pa poste pune që përputhen me aftësitë e tyre dhe me arsim që nuk përputhet me postin apo me industrinë e naftës.
Gjatë kësaj periudhe, Albpetrol sh.a nuk ka punësuar asnjë person të ri në punë. Madje edhe nëse do të hapen vende të reja pune, prioritet do të kenë punonjësit e prekur nga procesi i ristrukturimit nëse plotësojnë kushtet profesionale. Të gjithë këta punonjës janë vendosur në listat e pritjes. Opinioni publik duhet ta dijë se deri 5 vite më parë, Albpetrol ishte një kompani e cila rezultonte vetëm me humbje financiare ndërsa kishte në punë mbi 3.000 punonjës, pjesa më e madhe e të cilëve ishin militantë partiak pa lidhje me funksionin e punës.
Referuar pretendimit rreth Statusit të Naftëtarit, i kujtojmë opinionit publik se ndonëse naftëtarët e kërkuan prej afro një dekade fitimin e kësaj të drejte, ajo u bë realitet vetëm nga qeverisja e Partisë Socialiste gjatë vitit 2017. Në zbatim të legjislacionit në fuqi, deri më tani janë shqyrtuar dhe miratuar rreth 1800 aplikime duke miratuar dhënien e dëshminë përkatëse punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit. Në MIE kanë ardhur mbi 10500 dosje të personave që kërkojnë të pajisen me Dëshmi Zyrtare Identifikuese nga Komisioni i dhënies se Dëshmisë dhe procesi i shqyrtimit po vazhdon normalisht.
Referuar pretendimeve rreth Institutit Shkencor të Naftës, i kujtojmë opinionit publik se ishte pikërisht qeverisja e Partisë Demokratike që në vitin 2006, në kuadër të të ashtuquajturës reforme për shkencën, mori vendimin absurd për mbylljen e ish-Qendrës Kombëtare Shkencore te Hidrokarbure, trashëguesja e ish-Institutit te Naftës.
Pikërisht për te korrigjuar këtë vendim nga ana e qeverise dhe pët te mundësuar rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të Palës Shqiptare në industrinë hidrokarbure në përgjithësi dhe sidomos në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, duke garantuar ndërtimin e politikave të tilla, të cilat do të rrisin efektivitetin dhe eficencën e shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure të cilat sikundër dihet janë shteruese, jo të rinovueshme, dhe strategjike për zhvillimin ekonomik, dhe jo vetëm, të vendit u ndërmor iniciativa ligjore per ringritjen e tij i cili eshte miratuar me ligjin 6/2017. Aktualisht puna është në fazën përfundimtare të përgatitjes së të gjithë akteve të nevojshme nënligjore për
Endri PUKA, Administrator i Albpetrol sh.a
Endri PUKA
Administrator i Albpetrol sh.a
Administratori i shoqërisë Albpetrol sh.a është zoti Endri Puka. Ai ka marrë këtë detyrë në tetor të vitit 2013.
Më parë zoti Puka ka ushtruar detyrat e mëposhtme:
Drejtor Ekzekutiv i Shekulli Media Group
Janar 2011 – Janar 2012
Shekulli Media Group është grupi më i madh mediatik në Shqipëri. Ky grup ka në pronoësi dy nga gazetat më të mëdha në vend që janë Shekulli dhe Sporti Shqiptar. Prej vitit 2011 Shekulli Media Group është një nga portalet online më të ndjekur në Shqipëri.
Abissnet.sh.a, Kryetar i Bordit Drejtues
Janar 2006 – Janar 2012 (6 vjet)
Abissnet është ISP e dytë më e madhe në Shqipëri. Kompania shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ofron shërbimet e internetit dhe telefonisë.
A1 Televizion, Drejtor i Përgjithshëm
Janar 2009 – Dhjetor 2010 (2 vjet)
A1 Televizion (sot A1 Report) është një stacion lajmesh, i cili transmeton 24 orë në ditë. A1 filloi transmetimet e tij në Dhjetor të vitit 2000 duke u fokusuar kryesisht tek lajmet kombëtare dhe çështjet ndërkombëtare. Sot A1 Report është një nga televizionet informative më të ndjekur në Shqipëri.
METRO SH.A, Kryetar i Bordit Drejtues
Janar 2005 – Gusht 2010 (5 vjet e 8 muaj)
Metro është një kompani private me zyra qendrore në Tiranë. Kjo kompani ofron shërbime të ndryshme në fushën e reklamave tradicionale dhe atyre inovative. Fokusi i kompanisë janë reklamat në rrugët dhe ambiente të tjera të qyteteve, të cilat kanë shikueshmëri të madhe nga publiku i gjerë. Metro është kompania më e madhe e reklamave në ambiente të jashtme në Shqipëri.
Futboll Klub Apolonia, President
Janar 2008 – Nëntor 2009 (1 vit e 11 muaj)
F.K. Apolonia është një klub profesionist futbolli i krijuar në qytetin e Fierit. Klubi u themelua në vitin 1925 në Fier dhe mori emrin nga rrënojat e qytetit antik të Apolonisë.
Rompetrol, Senior Consultant
Prill 2004 – Gusht 2007 (3 vjet e 5 muaj ) Tirana
Me më shumë se 7.000 punonjës në 12 shtete të ndryshme, Rompetrol Group N.V. është një nga kompanitë më prestigjioze në Rumani si dhe një aktor shumë i rëndësishëm në zonën e Detit të Zi dhe Mesdheut. Rompetrol është specializuar në përpunimin, shitjen, parketimin e produkteve të naftës si dhe në operacionet e kërkimit dhe prodhimit të Hidrokarbureve. Rompetrol është një kompani aktive edhe në fushën e transportit të karburanteve.
Në Rumani, Rompetrol ka në pronësi rafinerinë me teknologjinë më të avancuar në vend. Rafineria Petromidia ka një kapacitet përpunues prej 5 milionë ton naftë brut në vit. E vendosur në zonën e Navodari, rajoni i Constanta, Petromideia ka akses të plotë në Detin e Zi dhe që andej në të gjithë botën.