Albpetrol Sh. a njofton se ka në administrim prona të lira, të cilat jepen me qira.
Shoqëria “Albpetrol” Sh. a, bazuar në Vendimin nr. 54, të Këshillit të Ministrave, datë 05.02.2014, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar, ju informon se ka në administrim prona të lira, të cilat jepen me qira, për subjekte dhe individ të ndryshëm, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për lidhjen e kontratave të qirasë.
Të intersuarit mund të paraqesin kërkesën e tyre në adresën: Albpetrol Sh. A, Rr. Nacionale Fier-Patos, Km.7, Patos, Shqipëri.