Znj. Iraida Zoto dhe Znj. Parashqevi Laçka janë vlerësuar për kontributin e tyre në industrinë e naftës prej më shumë se 35 vitesh secila

Shoqëria Albpetrol sh.a ka nderuar në një ceremoni të veçantë dy zonja të nderuara, të cilat për më shumë se 35 vite secila kanë punuar në industrinë e naftës. Znj. Iraida Zoto dhe Znj. Parashqevi Laçka kanë mbushur moshën e pensionit dhe në ditën e tyre të fundit të punës, janë nderuar në një ceremoni të veçantë.

Znj. Iraida Zoto ka nisur punë në industrinë e naftës në vitin 1984 si galvanizuese në Uzinën Mekanike të Naftës në Kuçovë. Ndërkohë Znj. Parashqevi Laçka ka nisur punë po në këtë vit në Qendrën e Prodhimit të Naftës Kuçovë. Me rastin e daljes në pension, shoqëria Albpetrol iu dorëzoi të dy zonjave një “Certifikatë Mirënjohje” për punën dhe përkushtimin e tyre.

Gjatë ceremonisë të zhvilluar në qytetin e Kuçovës u vlerësua roli dhe kontributi i këtyre dy zonjave në industrinë e naftës si dhe u prezantua vizioni i ri i shoqërisë, i cili do të ketë vëmendjen maksimale për secilin punëtor, duke u fokusuar sidomos tek punonjësit e thjeshtë.